Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Fikhu dhe bazat e fikhut

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

Available in 59 languages
«Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur dikush ka dyshime në namaz dhe nuk di sa rekate i ka falur, tri apo katër, le ta shpërfillë dyshimin dhe le të mbështetet në atë që është i sigurt. Pastaj le t'i bëjë dy sexhde para se të japë selam. Nëse i ka falur pesë rekate, këto dy sexhde do t'ia bëjnë namazin çift, e, nëse i ka plotësuar katër rekate, atëherë dy sexhdet do ta poshtërojnë shejtanin.”»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se, nëse namazliu është në mëdyshje rreth namazit të tij dhe nuk e di sa rekate ka falur, tri apo katër, atëherë të heqë numrin shtesë për të cilin dyshon dhe të mos e marrë për bazë. Në këtë rast trerekatëshi është i sigurt, kësisoj ai duhet të falë rekatin e katërt, pastaj të bëjë dy sexhde para se të japë selam. Nëse realisht namazliu i ka falur katër rekate, atëherë me shtimin e një rekati janë bërë pesë, e dy sexhdet janë zëvendësim për një rekat, rrjedhimisht numri do të jetë çift e jo tek. Ndërkaq, nëse me rekatin shtesë në fakt i ka falur katër rekate, atëherë e ka kryer atë që e ka pasur obligim, pa shtuar e pa cunguar gjë. Dy sexhdet e harresës shërbejnë si poshtërim e mposhtje për shejtanin dhe bëjnë që ai të largohet i përbuzuar, larg nga synimi i tij, sepse ai ia ngatërroi namazin besimtarit dhe bëri përpjekje për t'ia prishur, mirëpo namazi i birit të Ademit u plotësua kur ai e zbatoi urdhrin e Allahut të Lartësuar dhe e bëri sexhden, ndërsa Iblisi mëkatoi kur refuzoi t'i bindet Allahut për t'i bërë sexhde Ademit.

Source
Transmeton Muslimi
Download image

Saved at original quality