Hadith for the World

All hadiths

The complete card collection, filter by chapter

655 hadiths

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ i tha një gruaje prej ensareve - (Atau thotë:) të cilën Ibn Abasi e përmendi me emër, por unë ia harrova emrin: - “Çka të pengoi ty që ta kryesh haxhin me ne?” Ajo iu përgjigj: "Ne kishim dy deve; me njërën kreu haxhin babai i tim biri dhe djali i tij, përkatësisht burri dhe djali i saj, kurse devenë tjetër na e la për të bartur ujë." Ai i tha: “Kur të vijë Ramazani, kryej një umre, sepse umreja në Ramazan është baras me një haxh (në shpërblim).”Muttefek alejhi
عن فَضَالَةُ بنُ عُبَيْدٍ وسلمان الفارسي وعقبة بن عامر الجهني رضي الله عنهم مرفوعاً: «كُلُّ مَيِّتٍ يُخْتَمُ على عَمَلِهِ إلا الُمرَابِطَ في سبيل الله، فإنه يَنْمِي لَهُ عَمَلَهُ يوم القيامة، ويُؤَمَّنُ فتنة القبر».رواه أبو داود والترمذي وأحمد من حديث فضالة -رضي الله عنه
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: “Ai që e kryen haxhillëkun në Qabe, duke u larguar nga çdo veprim intim bashkëshortor dhe pa mëkatuar, kthehet sikurse ditën që e ka lindur nëna.”Muttefek alejhi
Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka thënë: "O i Dërguari i Allahut! Kemi mësuar se xhihadi është vepra më e mirë. Prandaj, a të marrim pjesë edhe ne në xhihad?" - “Jo, xhihadi më i mirë (për ju) është haxhi i pranuar”, - iu përgjigj Profeti ﷺ.Transmeton Buhariu
Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ditën e Kiametit, kur Allahu do t'i tubojë të parët e të fundit, çdo tradhtari do t'i ngrihet një flamur dhe do të thuhet për të: “Kjo është tradhtia e filanit, të birit të filanit!”Muttefek alejhi
Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “A doni t'ju tregoj për më të mëdhatë e mëkateve të mëdha?” Të pranishmit iu përgjigjën: "Posi, o i Dërguari i Allahut!" (Tha:) “Të bërët shirk Allahut dhe mosrespektimi i prindërve”, - pastaj u ul, sepse ishte i mbështetur, dhe vazhdoi: - “Po ashtu, fjala e rrejshme!” - të cilën e përsëriti disa herë radhazi, saqë thoshim me vete: Ah, sikur të heshtte (se na vinte rëndë)!Muttefek alejhi
Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i Lartmadhëruar ju ndalon të betoheni në baballarët tuaj.” Omeri shton: "Për Allahun, qëkurse e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke e ndaluar atë, as vetë nuk jam betuar (në prindër) e as e kam cituar betimin e tjetërkujt (në prindër)."Muttefek alejhi
Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se një grua u gjet e vrarë në një prej betejave të të Dërguarit të Allahut ﷺ, gjë për të cilën qortoi dhe ndaloi vrasjen e grave dhe fëmijëve (në luftë).Muttefek alejhi
عن عبد الله بن أبي أوفى رضي الله عنه أَنَّ رسول الله صلى الله عليه وسلم فِي بَعْض أَيَّامه التي لَقِي فيها العدو انتظر، حتى إذا مَالَتِ الشمس قام فِيهم، فقال: «أَيُّها الناس، لا تَتَمَنَّوْا لِقَاء الْعَدُوِّ، وَاسْأَلوا الله الْعافية فَإِذا لَقِيتموهم فَاصْبِرُوا، وَاعلموا أَنَّ الْجَنَّة تحت ظِلال السُّيوف ثُمَّ قَال النَّبِي صلى الله عليه وسلم: اللهمَّ مُنزِلَ الْكتاب، وَمُجْرِيَ السَّحاب، وَهازم الأَحْزاب: اهْزِمهم، وَانصُرنا علَيهم».متفق عليه
عن عَائِشَةُ رضي الله عنها «أَنَّ قُرَيْشا أَهَمَّهُم شَأن المَخْزُومِيَّة التي سَرَقَتْ، فَقَالُوا: مَنْ يُكَلِّمُ فيها رسول الله صلى الله عليه وسلم ؟، فقالوا: وَمَنْ يَجْتَرِئُ عليه إلا أسامة بن زيد حِبُّ رسول الله صلى الله عليه وسلم فَكَلَّمَهُ أسامة، فَقَالَ: أَتَشْفَعُ فِي حَدٍّ مِنْ حُدُودِ الله؟ ثُمَّ قَامَ فَاخْتَطَبَ، فقال: إنَّمَا أَهْلَكَ الذين مِنْ قَبْلِكُمْ أنهم كانوا إذا سرق فيهم الشريف تركوه، وإذا سرق فيهم الضعيف أَقَامُوا عليه الحد، وَأَيْمُ الله: لَوْ أَنَّ فاطمة بنت محمد سَرَقَتْ لَقَطَعْتُ يَدَهَا». وَفِي لَفْظٍ «كانت امرأة تَسْتَعِيرُ المَتَاعَ وَتَجْحَدُهُ، فَأَمَرَ النبي صلى الله عليه وسلم بِقَطْعِ يَدِهَا».متفق عليه
Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqu me të dy!) tregon se Profeti ﷺ e ka ndaluar zotimin dhe ka thënë: “Ai nuk sjell mirësi, porse nëpërmjet tij nxirret diç (lëmoshë a diç e tillë) vetëm prej koprracit.”Muttefek alejhi
Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Gjëra e parë që do të gjykohet mes njerëzve në Ditën e Kiametit janë gjaqet."Muttefek alejhi
Aisheja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Dora pritet për një çerek dinari e sipër.”Muttefek alejhi
Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Të bërit rojë një ditë në luftë në rrugën e Allahut është më e çmueshme sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të. Një copë toke sa kamxhiku, në Xhenet, është më e çmueshme sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të. Marshimi i robit në rrugën e Allahut është më i çmueshëm sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të.”Muttefek alejhi
Ebu Musa (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "I Dërguari i Allahut ﷺ u pyet për atë që lufton për të treguar trimëri, atë që lufton për fanatizëm fisnor, atë që lufton për syefaqësi, se cili prej këtyre është në rrugën e Allahut, e atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ai që lufton me qëllim që fjala e Allahut të jetë më e larta, i tilli është në rrugën e Allahut.”Muttefek alejhi
Abdurrahman ibën Ebi Lejla tregon: "Njëherë, teksa ishim te Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ai kërkoi ujë për të pirë. Një zjarrputist i dha një enë për të pirë. Posa ia vuri sapllakun në dorë, Hudhejfja e gjuajti me të dhe tha: "Sikur të mos ia kisha ndaluar këtë gjë më shumë se një a dy herë!" (Disi deshi të thoshte se, nuk do ta gjuaja me të po të mos ia kisha ndaluar një apo dy herë, por në fakt, ia kam ndaluar më shumë se një apo dy herë!). E kam dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: “Mos vishni mëndafsh e as veshje të përziera me mëndafsh, mos pini në enë prej ari e argjendi dhe mos hani në enë të tilla, sepse ato janë për ta (jobesimtarët) në dynja, kurse për ne në ahiret!”Muttefek alejhi
Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Ai që vesh mëndafsh në këtë botë, nuk do të veshë në botën tjetër."Muttefek alejhi
عن أبي هريرة رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم : «ما من مَكْلُومٍ يُكْلَمُ في سبيل الله، إلا جاء يومَ القيامة، وكَلْمُهُ يَدْمَى: اللَّونُ لَوْنُ الدَّمِ، والرِّيحُ رِيحُ المِسْكِ».متفق عليه
Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që mban qen, në përjashtim të qenit të stërvitur (për gjueti), ose qenit për ruajtjen e bagëtisë, për çdo ditë i pakësohen nga dy kiratë nga shpërblimi i veprave të tij.” Salimi tha: “Ebu Hurejra thoshte: 'Ose qenit për ruajtjen e të mbjellave.', -e solli këtë transmetim), sepse Ebu Hurejra kishte të mbjella.”Muttefek alejhi
عن ثابِت بْن الضَّحَاكِ رضي الله عنه أنه بايع رسول الله صلى الله عليه وسلم تحت الشجرة، وأن رسول الله صلى الله عليه وسلم قال: «من حلف على يمين بملة غير الإسلام، كاذبا مُتَعَمِّدًا فهو كما قال، ومن قتل نفسه بشيء عُذِّبَ به يوم القيامة، وليس على رجل نَذْرٌ فيما لا يملك» وَفِي رِوَايَة: «ولَعْنُ المؤمنِ كَقَتْلِهِ». وفي رواية: «من ادَّعَى دَعْوَى كَاذِبَةً لِيَتَكَثَّرَ بها لم يَزِدْهُ اللهُ -عزَّ وجل- إلا قِلَّةً».متفق عليه
Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që ngre armët kundër nesh nuk është prej nesh.”Muttefek alejhi
عن عَبْد اللهِ بن أبي أوفى رضي الله عنهما قال: «غَزَوْنَا مَعَ رَسُولِ الله صلى الله عليه وسلم سَبْعَ غَزَوَاتٍ، نَأْكُلُ الْجَرَادَ».متفق عليه
عن أبي واقد الحارث بن عوف رضي الله عنه أنَّ رسول الله صلى الله عليه وسلم بينما هو جالس في المسجد، والناس معه، إذ أقبل ثلاثَةُ نَفَرٍ، فأقبل اثنان إلى رسول الله، صلى الله عليه وسلم وذهب واحد، فوقفا على رسول الله صلى الله عليه وسلم ، فأما أحدهما فرأى فُرْجَةً في الْحَلْقَةِ فجلس فيها، وأما الآخر فجلس خلفهم، وأما الثالث فأدْبَر ذاهبٍا، فلما فرغ رسول الله صلى الله عليه وسلم قال: «ألا أُخْبِرُكُم عن النَّفَرِ الثلاثة: أما أحدهم فأَوَى إلى الله فآوَاهُ الله إليه، وأما الآخر فاسْتَحْيا فاسْتَحْيَا الله منه، وأما الآخر، فأعْرَضَ، فأعرضَ اللهُ عنه».متفق عليه
عن عبد الله بن مسعود رضي الله عنه قال: كان نبي الله صلى الله عليه وسلم إذا أمسى قال: «أمسينا وأمسى الملك لله، والحمد لله، لا إله إلا الله وحده لا شريك له» قال الراوي: أَرَاهُ قال فِيهِنَّ: «له الملك وله الحمد وهو على كل شيء قدير، ربِّ أسألك خير ما في هذه الليلة وخير ما بعدها، وأعوذ بك من شر ما في هذه الليلة وشر ما بعدها، رب أعوذ بك من الكسل، وسُوءِ الكِبَرِ، رب أعوذ بك من عذاب في النار، وعذاب في القبر»، وإذا أصبح قال ذلك أيضا «أصبحنا وأصبح الملك لله».رواه مسلم