Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Akidja

Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

Available in 61 languages
«Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i Lartmadhëruar ju ndalon të betoheni në baballarët tuaj.” Omeri shton: "Për Allahun, qëkurse e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke e ndaluar atë, as vetë nuk jam betuar (në prindër) e as e kam cituar betimin e tjetërkujt (në prindër)."»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se Allahu i Lartësuar ndalon të betohemi në baballarët, kështu që, kushdo që dëshiron të betohet, le të betohet vetëm në Allahun dhe të mos betohet në askënd tjetër. Pastaj Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përmendi se nuk ishte betuar qëkurse e kishte dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke e ndaluar një gjë të tillë, as qëllimisht e as duke e përmendur betimin e dikujt tjetër që është betuar në dikë tjetër përveç Allahut.

Source
Muttefek alejhi
Download image

Saved at original quality