Hadith for the World
Besimi në Allahun e Lartësuar

Teuhidi uluhije

14 hadiths

14 hadiths

Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i Lartmadhëruar ju ndalon të betoheni në baballarët tuaj.” Omeri shton: "Për Allahun, qëkurse e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke e ndaluar atë, as vetë nuk jam betuar (në prindër) e as e kam cituar betimin e tjetërkujt (në prindër)."Muttefek alejhi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i Larmadhëruar thotë: "Unë aspak nuk kam nevojë për ortak. Kushdo që bën një vepër duke më bërë Mua ortak dikë në atë vepër, Unë e braktis atë së bashku me ortakërinë që ma ka bërë.”Transmeton Muslimi
Omer ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "E kam dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: “Mos më shenjtëroni siç e kanë shenjtëruar të krishterët të birin e Merjemes. Unë jam rob i Allahut, andaj thoni: "Rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.”Transmeton Buhariu
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: I Dërguari i Allahut ﷺ është pyetur "Kush është njeriu më fatlum që do ta fitojë ndërmjetësimin (shefatin) tënd Ditën e Gjykimit?" I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Kam pandehur, o Ebu Hurejre, se askush para teje nuk do të më pyesë për këtë çështje, për shkak se kam vënë re se ke interesim të madh për hadithin. Njeriu më fatlum që do ta fitojë ndërmjetësimin (shefatin) tim Ditën e Gjykimit është ai që deklaron: "La ilahe il lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut)" me zemër të sinqertë, - ose ka thënë: me sinqeritet.”Transmeton Buhariu
Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: "Profeti ﷺ ka thënë një fjalë, ndërsa unë kam thënë një tjetër. Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që vdes duke i bërë Allahut shok, do të hyjë në Zjarr.” Ndërkaq, unë kam thënë: "Ai që vdes pa i bërë shok Allahut, do të hyjë në Xhenet."Muttefek alejhi
عن ابن مسعود رضي الله عنه قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم : «من أصابته فَاقَة فأنْزَلها بالناس لم تُسَدَّ فَاقَتُهُ، ومن أنْزَلها بالله، فَيُوشِكُ الله له بِرزق عاجل أو آجل».رواه أبو داود والترمذي وأحمد
Abdullah ibn Mesudit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Gjynahet më të mëdha janë: shirku ndaj Allahut, siguria nga kurthet (të papriturat) e Allahut dhe humbja e shpresës në mëshirën e Allahut."E shënon Abdurrezzaku
Abdullah ibn Akimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcjell se Profeti ﷺ ka thënë: "Ai që vendos diçka (ndonjë hajmali), çështja e tij i lihet asaj."E shënon Tirmidhiu - E shënon Ahmedi
Tarik ibën Ushejm Eshxheiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: "Për atë që thotë: "La ilahe il-lallah" dhe mohon çdo gjë që adhurohet përveç Allahut, pasuria dhe gjaku i tij janë të ndaluara, e llogaria e tij është tek Allahu."Transmeton Muslimi
Ebu Merthed Ganeviu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Mos u ulni mbi varre e mos u falni në drejtim të tyre!"Transmeton Muslimi
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Umu Seleme i rrëfeu të Dërguarit të Allahut ﷺ se, gjatë kohës sa ishin në Abisini, kishte parë një kishë të quajtur Maria, dhe ia përmendi pikturat (e frymorëve) që kishte parë aty. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ata janë njerëz që, kur u vdes ndonjë rob i devotshëm, - ose ka thënë: burrë i devotshëm, - mbi varrin e tij ndërtojnë faltore dhe vizatojnë brenda saj piktura të atilla. Ata janë krijesat më të këqija tek Allahu.”Muttefek alejhi
Muadhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: "Isha ulur mbrapa Profetit ﷺ në një gomar të quajtur Ufejr. Profeti ﷺ më tha: “O Muadh! Vallë, e di cila është e drejta e Allahut kundrejt njerëzve dhe e drejta e njerëzve tek Allahu?" - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - i thashë. - “E drejta e Allahut kundrejt njerëzve është që ta adhurojnë Atë dhe të mos i bëjnë ortak asgjë. Ndërkaq, e drejta e njerëzve tek Allahu është që të mos dënojë askënd që nuk i bën ortak Atij asgjë”, - tha Profeti ﷺ. - O i Dërguari i Allahut! A t'i përgëzoj njerëzit? - i thashë. - “Jo. Mos i përgëzo, se pastaj i mbështeten kësaj (dhe i lënë veprat)”, - tha Profeti ﷺ."Muttefek alejhi
Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Një burrë erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut, cila është veçoria që e fut njeriun në Xhenet dhe cila është që e fut në Zjarr?" Ai iu përgjigj: “Ai që vdes pa i bërë shirk Allahut asgjë, do të hyjë në Xhenet, ndërsa ai që vdes duke i bërë shirk Allahut ndonjë gjë, do të hyjë në Zjarr.”Transmeton Muslimi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i dëshiron tri gjëra nga ju dhe i urren tri tjera.Dëshiron që ju ta adhuroni e të mos i bëni shok Atij, të kapeni të gjithë për Librin e Allahut dhe të mos përçaheni, kurse urren te ju thashethemet, të pyeturit e shumtë dhe shpërdorimin e pasurisë.”Transmeton Muslimi