Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Akidja

Muadhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen:

Available in 71 languages
«Muadhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: "Isha ulur mbrapa Profetit ﷺ në një gomar të quajtur Ufejr. Profeti ﷺ më tha: “O Muadh! Vallë, e di cila është e drejta e Allahut kundrejt njerëzve dhe e drejta e njerëzve tek Allahu?" - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - i thashë. - “E drejta e Allahut kundrejt njerëzve është që ta adhurojnë Atë dhe të mos i bëjnë ortak asgjë. Ndërkaq, e drejta e njerëzve tek Allahu është që të mos dënojë askënd që nuk i bën ortak Atij asgjë”, - tha Profeti ﷺ. - O i Dërguari i Allahut! A t'i përgëzoj njerëzit? - i thashë. - “Jo. Mos i përgëzo, se pastaj i mbështeten kësaj (dhe i lënë veprat)”, - tha Profeti ﷺ."»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Profeti ﷺ në këtë hadith e sqaron të drejtën e Allahut kundrejt njerëzve dhe të drejtën e njerëzve tek Allahu, e që e drejta e Allahut kundrejt njerëzve është që ta adhurojnë Atë dhe të mos i bëjnë ortak asgjë. Ndërkaq, e drejta e njerëzve tek Allahu është që të mos i dënojë monoteistët (besimdrejtët) që nuk i bëjnë ortak Atij asgjë. Pastaj Muadhi tha: "O i Dërguar i Allahut! A nuk duhet t'i përgëzoj njerëzit, që ata të gëzohen e të zgazëllehen me këtë begati?" Kështu, Profeti ﷺ e ndaloi nga frika se mos i mbështeteshin asaj (duke i lënë veprat).

Source
Muttefek alejhi
Download image

Saved at original quality