Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Akidja

Abdullah ibën Amër ibën Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:

Available in 71 languages
«Abdullah ibën Amër ibën Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Allahu i shkroi caktimet për të gjitha krijesat, pesëdhjetë mijë vjet para se t'i krijonte qiejt e Tokën, ndërkohë që Arshi i Tij ishte mbi ujë.”»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se Allahu i shkroi hollësisht caktimet e të gjitha krijesave, të cilat do të ndodhin, përfshirë: jetën, vdekjen, riskun dhe gjëra të tjera. Këto i shkroi në Leuhul Mahfudh (Pllakën e Ruajtur Mirë) pesëdhjetë mijë vjet para se t'i krijonte qiejt dhe Tokën, të cilat do të ndodhin sipas asaj që ka paracaktuar Allahu i Lartmadhëruar. Çdo gjë që ndodh, ndodh me kadanë dhe kaderin e Allahut (caktimin dhe paracaktimin e Tij). Ajo që e ka godituar njeriun, nuk ka mundësi të mos e godiste, ndërsa ajo që nuk e ka godituar njeriun, nuk ka mundësi ta godiste.

Source
Transmeton Muslimi
Download image

Saved at original quality