Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Akidja

Othman ibën Ebi el-Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të)

Available in 63 languages
«Othman ibën Ebi el-Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të) shkoi te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Shejtani po ndërhyn mes meje e namazit dhe leximit tim nga Kurani, si dhe po m'i ngatërron." Profeti ﷺ i tha: "Ai është një shejtan që quhet Hinzeb. Kur ta vëresh praninë e tij, kërko mbrojtjen e Allahut kundrejt tij dhe pështyj tri herë lehtë nga ana jote e majtë!" Më pas Othmani tha: "Ashtu veprova dhe Allahu ma largoi atë."»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Othman ibën Ebi el-Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shkoi te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguar i Allahut, shejtani ka ndërhyrë mes meje e namazit tim dhe më ka penguar që të jem i përkushtuar, si dhe ma ngatërroi leximin e (Kuranit) dhe më bëri të dyshoja." Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ i tha: "Ky është një shejtan, që quhet Hinzeb, andaj, nëse e vëren praninë e tij, kërko strehim tek Allahu që të të ruajë prej tij, si dhe fryj tri herë në anën tënde të majtë me pak pështymë." Othmani tha: "Veprova siç më urdhëroi Profeti ﷺ dhe Allahu ma largoi atë."

Source
Transmeton Muslimi
Download image

Saved at original quality