Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Akidja

Abas ibën Abdulmutalibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë:

Available in 53 languages
«Abas ibën Abdulmutalibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Ai që është i kënaqur me Allahun për Zot, Islamin për fe dhe Muhamedin ﷺ për të Dërguar e ka shijuar ëmbëlsinë e imanit.”»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se besimtari i sinqertë në besimin e tij, zemra e të cilit është e qetësuar me këtë besim, do të ndiejë dhe do të përjetojë në zemrën e tij kënaqësi shpirtërore, gjerësi, lumturi, ëmbëlsi dhe shije imanore për shkak të afërsisë me Allahun e Lartësuar, për sa kohë që është i kënaqur me këto tri gjëra: Së pari: të jetë i kënaqur me Allahun për Zot, që do të thotë që zemra e tij të jetë e qetësuar dhe e kënaqur ndaj gjithçkaje që vjen nga Allahu, sipas zotërueshmërisë së Tij hyjnore në ndarjen e furnizimeve dhe gjendjeve. Kësisoj, ai nuk duhet të ndiejë asnjë kundërshtim në zemrën e tij ndaj caktimeve të Allahut dhe nuk duhet të kërkojë ndonjë Zot tjetër përveç Tij. Së dyti: të jetë i kënaqur me Islamin për fe, që do të thotë që zemra e tij të jetë e qetësuar ndaj detyrimeve dhe obligimeve që përmban Islami dhe të mos kërkojë rrugë tjetër përveç rrugës së Islamit. Së treti: të jetë i kënaqur me Muhamedin ﷺ për të Dërguar, që do të thotë që zemra e tij të jetë e qetësuar dhe e gëzuar me gjithçka që ka sjellë ai, pa asnjë hezitim e dyshim, dhe të ndjekë vetëm atë që është në përputhje me udhëzimin e tij ﷺ.

Source
Transmeton Muslimi
Download image

Saved at original quality