Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Akidja

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:

Available in 71 languages
«Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Thashë: "O i Dërguari i Allahut, Ibn Xhudani, në periudhën paraislame, i mbante lidhjet familjare dhe i ushqente nevojtarët, vallë, a do t'i bëjë dobi kjo?" Ai iu përgjigj: “Nuk do t'i bëjë dobi aspak. Ai, asnjëherë të vetme nuk ka thënë: "O Zoti im, m'i fal gjynahet e mia Ditën e Llogarisë!”»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Profeti ﷺ tregoi për Abdullah ibn Xhudanin, i cili ishte një nga udhëheqësit e kurejshëve para Islamit dhe shquhej për disa punë të mira, siç janë: mbajtja e lidhjeve me të afërmit dhe mirëbërësia ndaj tyre, dhënia ushqim nevojtarëve dhe virtyte të tjera në të cilat nxit Islami, se këto vepra nuk do t'i bëjnë dobi në botën tjetër, për shkak të mosbesimit të tij në Allahun dhe se ai kurrë nuk tha: "O Zoti im, m'i fal gjynahet e mia Ditën e Llogarisë!”

Source
Transmeton Muslimi
Download image

Saved at original quality