Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Akidja

Tarik ibën Ushejm Eshxheiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:

Available in 65 languages
«Tarik ibën Ushejm Eshxheiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: "Për atë që thotë: "La ilahe il-lallah" dhe mohon çdo gjë që adhurohet përveç Allahut, pasuria dhe gjaku i tij janë të ndaluara, e llogaria e tij është tek Allahu."»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se kushdo që thotë dhe dëshmon me gjuhën e tij: "La ilahe il-lallah”, që do të thotë: nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe mohon çdo gjë që adhurohet përveç Allahut dhe distancohet nga të gjitha fetë përveç Islamit, pasuria dhe gjaku i tij janë të ndaluara për muslimanët, kështu që ne i shikojmë vetëm veprat që i shfaq botërisht, kësisoj nuk i merret pasuria e as nuk i derdhet gjaku, përveç nëse ai kryen ndonjë krim që e bën të domosdoshme këtë gjë sipas dispozitave të Islamit. Në Ditën e Kiametit, Allahu do ta marrë në llogari: nëse ka qenë i sinqertë, do ta shpërblejë, e, nëse ka qenë hipokrit, do ta ndëshkojë.

Source
Transmeton Muslimi
Download image

Saved at original quality