Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Akidja

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon

Available in 62 languages
«Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Umu Seleme i rrëfeu të Dërguarit të Allahut ﷺ se, gjatë kohës sa ishin në Abisini, kishte parë një kishë të quajtur Maria, dhe ia përmendi pikturat (e frymorëve) që kishte parë aty. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ata janë njerëz që, kur u vdes ndonjë rob i devotshëm, - ose ka thënë: burrë i devotshëm, - mbi varrin e tij ndërtojnë faltore dhe vizatojnë brenda saj piktura të atilla. Ata janë krijesat më të këqija tek Allahu.”»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Nëna e besimtarëve, Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i tregoi Profetit ﷺ në mënyrë të çuditshme se, kur ishte në Abisini, kishte parë një kishë, të cilën e quanin Maria, ku kishte piktura (frymorësh), dekorime dhe portrete. Profeti ﷺ sqaroi shkaqet e vendosjes së këtyre pikturave, e në atë rast tha: "Ata njerëz që po i përmend, kur u vdes ndonjë burrë i devotshëm, - mbi varrin e tij ndërtojnë faltore, ku falen dhe vizatojnë brenda saj piktura të atilla." Si dhe sqaroi se ai që e bën këtë është krijesa më e keqe tek Allahu i Lartësuar, sepse veprimi i tij shpie në shirk (idhujtari).

Source
Muttefek alejhi
Download image

Saved at original quality