Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Akidja

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

Available in 54 languages
«Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos i shani shokët e mi, sepse, edhe nëse ndonjëri prej jush dhuron ar sa mali Uhud, (vlera e tij), nuk arrin as sa grushtet e tyre (që ata kanë dhuruar), madje as sa gjysma e kësaj.”»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Profeti ﷺ në këtë hadith ndaloi që të shahen sahabët, veçanërisht besimtarët e parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve. Gjithashtu tregoi se, nëse ndonjë njeri dhuron ar sa mali Uhud, shpërblimi i tij për këtë nuk do ta arrinte shpërblimin e asaj që dhuroi ndonjëri prej sahabëve prej ushqimit, qoftë dy grushte, qoftë gjysma e kësaj. Kjo është për shkak të sinqeritetit të tyre të madh, qëllimit të tyre të çiltër dhe se shpenzuan e luftuan para Çlirimit të Mekës, ku nevoja për këtë ishte e madhe.

Source
Muttefek alejhi
Download image

Saved at original quality