Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Akidja

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:

Available in 55 languages
«Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Një njeri e pyeti Profetin ﷺ për Kiametin, duke thënë: "Kur është Kiameti?" - “Çka ke përgatitur për të?” - ia ktheu Profeti ﷺ. - Asgjë, përveçse e dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ, - iu përgjigj ai. - “Ti do të jesh me ata që i do”, - i tha Profeti ﷺ. Enesi vazhdon: "Me asgjë nuk jemi gëzuar më shumë se me fjalën e Profetit ﷺ: “Ti do të jesh me ata që i do.” Unë e dua Profetin ﷺ, Ebu Bekrin e Omerin, andaj shpresoj të jem me ta, në saje të dashurisë sime ndaj tyre, edhe pse nuk kam bërë vepra (të mira) sikurse ata."»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Një beduin që jetonte në shkretëtirë e pyeti Profetin ﷺ se kur do të ndodhë Kiameti. Atëherë Profeti ﷺ i tha: "Çfarë veprash të mira ke përgatitur për atë Ditë?" Pyetësi tha: "Nuk kam përgatitur ndonjë vepër të madhe për atë Ditë, përveçse e dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Ai nuk përmendi ndonjë adhurim tjetër të zemrës, trupit ose të financave, sepse të gjitha janë degë të dashurisë që rrjedhin prej dashurisë ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe se dashuria e sinqertë e motivon njeriun të përpiqet të bëjë vepra të mira. Kësisoj Profeti ﷺ i tha: "Ti do të jesh në Xhenet me atë që ke dashur." Shokët e Profetit ﷺ u gëzuan skajshmërisht me këtë sihariq. Pastaj Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregoi se e do Profetin ﷺ, Ebu Bekrin dhe Omerin, si dhe shpreson të jetë me ta (në Xhenet), edhe nëse veprat e tij nuk ishin si veprat e tyre.

Source
Muttefek alejhi
Download image

Saved at original quality