Hadith for the World
Akidja

Besimi në Ditën e Gjykimit

26 hadiths

26 hadiths

Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Gjëra e parë që do të gjykohet mes njerëzve në Ditën e Kiametit janë gjaqet."Muttefek alejhi
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Një njeri e pyeti Profetin ﷺ për Kiametin, duke thënë: "Kur është Kiameti?" - “Çka ke përgatitur për të?” - ia ktheu Profeti ﷺ. - Asgjë, përveçse e dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ, - iu përgjigj ai. - “Ti do të jesh me ata që i do”, - i tha Profeti ﷺ. Enesi vazhdon: "Me asgjë nuk jemi gëzuar më shumë se me fjalën e Profetit ﷺ: “Ti do të jesh me ata që i do.” Unë e dua Profetin ﷺ, Ebu Bekrin e Omerin, andaj shpresoj të jem me ta, në saje të dashurisë sime ndaj tyre, edhe pse nuk kam bërë vepra (të mira) sikurse ata."Muttefek alejhi
عن مرداس الأسلمي رضي الله عنه قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ -صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ-: «يذهب الصالحون الأول فالأول، ويبقى حُثَالَةٌ كَحُثَالَةِ الشعير أو التمر لا يُبَالِيهُم الله بَالَةً».رواه البخاري
Zejnebe bint Xhahshi (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se Pejgamberi ﷺ hyri i frikësuar tek ajo duke thënë: “La ilahe il-lallah! Mjerë arabët nga sherri që u është afruar! Sot është hapur një pjesë e pendës së jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, sa kjo” - dhe përtheu gishtin e madh me treguesin (duke formuar një unazë). I thashë: "O i Dërguari i Allahut, vallë, ndodh të shkatërrohemi, ndërkohë në mesin tonë ka njerëz të mirë?" - “Po, nëse përhapet paturpësia”, - u përgjigj ai.Muttefek alejhi
عن معاذ بن أنس رضي الله عنه مرفوعًا: «مَن كَظَمَ غَيظًا، وَهُو قادر على أن يُنفِذَه، دَعَاه الله سبحانه وتعالى على رؤوس الخَلاَئِق يوم القيامة حتَّى يُخَيِّره من الحُور العَين مَا شَاء».رواه أبو داود والترمذي وابن ماجه وأحمد
عن أبي هريرة رضي الله عنه مرفوعًا: «إِنَّ الله تَعَالى يَقُول يَوْمَ القِيَامَة: أَيْنَ المُتَحَابُّونَ بِجَلاَلِي؟ اليَوم أُظِلُّهُم فِي ظِلِّي يَوْمَ لاَ ظِلَّ إِلاَّ ظِلِّي».رواه مسلم
Ubade (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Atë që dëshmon se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, që është i Vetëm e pa ortak, se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, se Isai është rob i Allahut, i dërguar i Tij dhe Fjala e Tij (bëhu), të cilën ia ka drejtuar Merjemes, si dhe shpirt (i krijuar) prej Tij, dhe se Xheneti është i vërtetë e Zjarri është i vërtetë, Allahu e fut në Xhenet, sido që të ketë punuar."Muttefek alejhi
عن معاذ بن جبل رضي الله عنه عن رسول الله صلى الله عليه وسلم أنه قال: «قَالَ اللهُ -عَزَّ وجَلَّ-: المُتَحَابُّون فِي جَلاَلِي، لَهُم مَنَابِرُ مِن نُورٍ يَغْبِطُهُم النَبِيُّونَ والشُهَدَاء».رواه الترمذي وأحمد
عن أبي هريرة رضي الله عنه أن رسول الله صلى الله عليه وسلم قال: «إنَّ في الجنَّة مائةَ دَرَجَة أعَدَّهَا الله للمُجاهِدين في سَبِيل الله ما بَيْنَ الدَّرَجَتَيْنِ كما بين السماء والأرض».رواه البخاري
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Atë që e afatizon borxhliun ose ia fal, Allahu do ta strehojë nën hijen e Arshit (Fronit) të Tij në Ditën e Kiametit, atë Ditë kur s'do të ketë hije tjetër pos kësaj hijeje."Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi
Nga Ebu Berzeh el-Eslemi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Këmbët e njeriut nuk do të lëvizin në Ditën e Gjykimit derisa të pyetet për jetën e tij si e kaloi, për dijen e tij sa e zbatoi, për pasurinë e tij si e fitoi dhe si e shpenzoi dhe për trupin e tij si e konsumoi".Transmeton Tirmidhiu
عن أبي أمامة رضي الله عنه قال: سمعتُ رسولَ اللهِ صلى الله عليه وسلم يقولُ: «اقْرَؤُوا القرْآنَ؛ فَإنَّهُ يَأتِي يَوْمَ القِيَامَةِ شَفِيعًا لأَصْحَابِهِ».رواه مسلم
عن جابر بن عبد الله رضي الله عنهما قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم : «يُبْعَثُ كلُّ عبدٍ على ما مات عليه».رواه مسلم
Xherir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Një natë, duke ndenjur me Profetin ﷺ, e pa Hënën të plotë dhe tha: “Do ta shihni Zotin tuaj, ashtu siç po e shihni Hënën: pa asnjë vështirësi. Po patët mundësi që të mos ju pengojë asgjë nga falja e namazit të sabahut dhe të ikindisë, bëjeni.” Pastaj lexoi: “... madhëroje Zotin tënd dhe falënderoje Atë para lindjes së Diellit dhe para perëndimit.” (Kaf, 39)Muttefek alejhi
Ebu Derdai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që i mëson përmendsh dhjetë ajetet e para të sures Kehf, do të jetë i mbrojtur nga (sprova e) Dexhallit.”Transmeton Muslimi
عن أبي هريرة رضي الله عنه قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم : « سَيْحَانُ وَجَيْحَانُ وَالفُرَاتُ والنِّيل كلٌّ من أنهار الجنة».رواه مسلم
عن أنس بن مالك رضي الله عنه مرفوعاً: «إنَّ الكافر إذا عمل حسنة، أُطْعِمَ بها طُعْمَةً من الدنيا، وأما المؤمن فإِنَّ اللهَ تعالى يدخر له حسناته في الآخرة، ويُعْقِبُهُ رزقًا في الدنيا على طاعته». وفي رواية: «إنَّ الله لا يظلم مؤمنا حسنة، يُعْطَى بها في الدنيا، ويُجْزَى بها في الآخرة، وأما الكافر فَيُطْعَمُ بحسنات ما عمل لله تعالى في الدنيا، حتى إذا أفضى إلى الآخرة، لم يكن له حسنة يُجْزَى بها».رواه مسلم
Muaviu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Myezinët do t'i kenë qafat më të gjata në mesin e njerëzve në Ditën e Kiametit.”Transmeton Muslimi
عن أبي هريرة رضي الله عنه قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم : «على أَنْقَابِ المدينةِ ملائكةٌ لا يدخلُها الطَّاعونُ، ولا الدَّجَّالُ».متفق عليه
Xhabir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që, pasi ta dëgjojë ezanin, thotë: “Allahumme rabbe hadhihi davetit-tammeti ves-salatil kaimeti, ati Muhammedenil vesilete vel fadilete, veb athhu mekamen mahmudenil-ledhi veadtehu. (O Allah, Zot i kësaj thirrjeje të përsosur dhe këtij namazi që po falet, jepja Muhamedit ndërmjetësimin dhe mirësinë. Ngrije në pozitën e lartë, - Mekami Mahmud, - të cilën ia ke premtuar), e meriton ndërmjetësimin tim Ditën e Kiametit.”Transmeton Buhariu
Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që vdes, i shfaqet vendqëndrimi (i botës tjetër), mëngjes e mbrëmje. Nëse është banor i Xhenetit, vendi i banorëve të Xhenetit, e, nëse është banor i Zjarrit, vendi i banorëve të Zjarrit. Pastaj, i thuhet: “Ky është vendi yt, derisa Allahu të të ringjallë në Ditën e Kiametit.”Muttefek alejhi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kiameti nuk do të ndodhë pa lindur Dielli nga perëndimi. Kur të lindë dhe njerëzit ta kenë parë, të gjithë do të besojnë. Por, kjo është koha kur: “... nuk do t'i bëjë dobi askujt besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë, ose nuk ka bërë ndonjë të mirë në besimin e tij.” (El Enam, 158) Kiameti do të ndodhë aq papritmas, saqë dy persona që i kanë shtrirë rrobat e tyre pranë njëri-tjetrit, nuk do të arrijnë as t'i shesin, as t'i palosin. Kiameti do të ndodhë aq papritmas, saqë personi që sapo e ka mjelë qumështin e devesë, nuk do të arrijë dot ta pijë. Kiameti do të ndodhë aq papritmas, saqë personi që sapo e ka mbaruar ndërtimin e pusit të tij, nuk do të arrijë të nxjerrë ujë prej tij. Kiameti do të ndodhë aq papritmas, saqë personi që e ka ngritur kafshatën pranë gojës, nuk do të arrijë dot ta hajë.”Muttefek alejhi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Zjarri juaj është një e shtatëdhjeta pjesë e zjarrit të Xhehenemit.” Dikush i tha: "O i Dërguari i Allahut, edhe po të ishte sa zjarri i dynjasë, do të ishte i mjaftueshëm." Ai tha: “Ai (zjarri i Xhehenemit) është për gjashtëdhjetë e nëntë hise më i nxehtë. Secila hise ka nxehtësinë e zjarrit të kësaj bote.”Muttefek alejhi
Abdullah ibën Amër ibën Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: “Kur të dëgjoni myezinin, përsëritni fjalët që i thotë e pastaj dërgoni salavate për mua, sepse ai që dërgon salavate për mua një herë, Allahu do të dërgojë salavate (do ta lavërojë) për të dhjetë herë. Pastaj kërkoni prej Allahut për mua vesilen, e cila është pozitë në Xhenet që i takon vetëm një robi të Allahut. Kam shpresë të jem unë ai. Ai që kërkon vesilen për mua, do ta gëzojë ndërmjetësimin tim.”Transmeton Muslimi