Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Akidja

Ubade (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:

Available in 62 languages
«Ubade (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Atë që dëshmon se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, që është i Vetëm e pa ortak, se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, se Isai është rob i Allahut, i dërguar i Tij dhe Fjala e Tij (bëhu), të cilën ia ka drejtuar Merjemes, si dhe shpirt (i krijuar) prej Tij, dhe se Xheneti është i vërtetë e Zjarri është i vërtetë, Allahu e fut në Xhenet, sido që të ketë punuar."»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

I Dërguari i Allahut ﷺ në këtë hadith na tregon se kushdo që e shqipton fjalën e teuhidit (monoteizmit), duke e ditur kuptimin e saj dhe duke vepruar sipas saj, si dhe dëshmon se Muhamedi ﷺ është rob dhe i Dërguari i Tij, gjithashtu e pranon se Isai (alejhi selam) është rob dhe i dërguar i Tij, dhe se Allahu e krijoi atë me fjalën e Tij: "Bëhu", e ai sakaq u krijua. Gjithashtu beson se ai është një nga shpirtrat që i krijoi Allahu dhe e dëlirësoi nënën e tij (Merjemen) nga ajo që hebrenjtë ia veshën. Po ashtu beson se Xheneti është i vërtetë dhe se Zjarri është i vërtetë, duke besuar se ata ekzistojnë (tani) dhe se ata janë begatia dhe dënimi i Allahut, si dhe vdes në këtë (besim), vendi i tij është Xheneti, edhe nëse është i shkujdesur ndaj adhurimeve dhe ka mëkate.

Source
Muttefek alejhi
Download image

Saved at original quality