Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Fikhu dhe bazat e fikhut

Ebu Hurerja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon

Available in 65 languages
«Ebu Hurerja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon “Një njeri i verbër erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, nuk kam askënd të ma tregojë rrugën për në xhami.” Pastaj kërkoi nga i Dërguari i Allahut ﷺ ta lejojë të falet në shtëpi. Profeti ﷺ ia lejoi, mirëpo, kur ai mori të kthehej, Profeti ﷺ i tha: “A e dëgjon ezanin për namaz?” Ai iu përgjigj: “Po.” Profeti ﷺ i tha: “Përgjigjju, pra!”»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Një i verbër erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Unë jam i verbër dhe nuk kam njeri që të më ndihmojë e të më marrë për dore në xhami për faljen e pesë vakteve" dhe kështu kërkonte lehtësim nga Profeti ﷺ, që të mos merrte pjesë në faljen e namazit me xhemat, e në atë rast Profeti ﷺ ia lejoi. Mirëpo, kur njeriu po largohej, Profeti ﷺ e thirri dhe e pyeti: "A e dëgjon ezanin për namaz?” Ai iu përgjigj: “Po." Profeti ﷺ i tha: “Përgjigjju pra thirrësit për në namaz!”

Source
Transmeton Muslimi
Download image

Saved at original quality