Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Vlerat dhe rregullat

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

Available in 59 languages
«Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “A doni t'ju tregoj për një gjë, me të cilën Allahu jua fshin mëkatet dhe jua lartëson gradat?” - Posi, o i Dërguari i Allahut! - thanë të pranishmit. Ai tha: “Përsosja e abdesit në kohë vështirësie, hapat e shumtë për në xhami dhe pritja e namazit pas namazit, kjo konsiderohet "ribat" (qëndrim në gatishmëri ushtarake nëpër kufij).”»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Profeti ﷺ i pyeti shokët e tij nëse dëshironin që t'u tregonte për vepra që do të ishin shkak për faljen e mëkateve dhe fshirjen e tyre nga regjistrat e melekëve shkrues, si dhe në ngritjen e pozitave të larta në Xhenet? Sahabët thanë: "Po, e duam një gjë të tillë." E para: plotësimi dhe përsosja e abdesit në raste vështirësie, si: i ftohti, mungesa e ujit, dhimbjet e trupit dhe uji i nxehtë. E dyta: hapat e shumtë për të shkuar në xhami, edhe nëse është larg. E treta: pritja e kohës së namazit, lidhja e zemrës me të, gatishmëria për të dhe ulja në xhami për të pritur namazin me xhemat, dhe qëndrimi pas faljes në vendin e tij për faljen e namazit tjetër. Pastaj Profeti ﷺ sqaroi se këto vepra janë gatishmëria e vërtetë, për shkak se ua mbyllin rrugët shejtanit që të sundojë mbi shpirtin, i mposhtin dëshirat e shfrenuara dhe e mbrojnë shpirtin nga cytjet, kështu që ushtria e Allahut i mund ushtarët e shejtanit përmes këtyre adhurimeve, e ky është xhihadi më i madh, andaj kjo konsiderohet si gjendje gatishmërie në kufi me armikun.

Source
Transmeton Muslimi
Download image

Saved at original quality