Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Fikhu dhe bazat e fikhut

Ma'dan ibn Ebi Talha Ja'meriu ka thënë:

Available in 59 languages
«Ma'dan ibn Ebi Talha Ja'meriu ka thënë: "E kam takuar Theubanin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili kishte qenë dikur skllav i të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe ai e pati liruar, dhe i thashë: "Më trego një punë që unë ta bëj dhe Allahu të më fusë në Xhenet nëpërmjet saj". Ose tha: "I thashë 'Më trego cila është puna më e dashur për Allahun.' Ai heshti. E pyeta për së dyti, e ai sërish heshti. Kur e pyeta për së treti, më tha: 'E kam pyetur të Dërguarin e Allahut ﷺ për këtë dhe më pati thënë: “Bëj sa më shumë sexhde për Allahun, ngase për çdo sexhde që ia bën Allahut, Ai të ngre një shkallë dhe të fshin një mëkat.” Ma'dani thotë: "Më vonë e pata takuar edhe Ebu Derdain, të cilit ia bëra të njëjtën pyetje dhe ai m'u përgjigj njëjtë sikurse Theubani."»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Profeti ﷺ është pyetur për veprat që janë shkak për hyrjen në Xhenet ose për veprat që janë më të dashura për Allahun. Ai ﷺ i tha pyetësit: "Bëj sa më shumë sexhde në namaz, se, sa herë që t'i bësh sexhde Allahut, Ai të ngre një shkallë për shkak të saj dhe të fal një mëkat."

Source
Transmeton Muslimi
Download image

Saved at original quality