Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Fikhu dhe bazat e fikhut

Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e kërkonte një borxhli të vetin, porse ai fshihej prej tij e, kur e gjeti, ai i tha: “Nuk mund të ta kthej borxhin.” - Për Allahun? - e pyeti Ebu Katadja. - Për Allahun, - i tha borxhliu. Atëherë Ebu Katadja i tha: “Unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:

Available in 54 languages
«Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e kërkonte një borxhli të vetin, porse ai fshihej prej tij e, kur e gjeti, ai i tha: “Nuk mund të ta kthej borxhin.” - Për Allahun? - e pyeti Ebu Katadja. - Për Allahun, - i tha borxhliu. Atëherë Ebu Katadja i tha: “Unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Kush dëshiron që Allahu ta shpëtojë nga vështirësitë e Ditës së Gjykimit, le t'ia lehtësojë borxhliut që është ngushtë ose le t'ia falë borxhin.”»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Ebu Katade Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) po e kërkonte një borxhli të tij, i cili fshihej prej tij. Kur e gjeti, borxhliu i tha: "Unë jam në vështirësi dhe nuk kam pasuri për ta shlyer borxhin tënd." Atëherë Ebu Katadeja (Allahu qoftë i kënaqur me të) u përbetua në Allahun se vërtet nuk kishte asnjë pasuri? Kështu që ai u betua në Allahun se është i sinqertë në atë që po e thotë. Kësisoj Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tregoi se e kishte dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: "Kushdo që dëshiron dhe gëzohet që Allahu ta shpëtojë nga vështirësitë, sprovat dhe tmerrimet e Ditës së Gjykimit, le t’i japë afat borxhliut që është ngushtë, duke e shtyrë ose vonuar kërkesën për pagesë, ose duke ia ulur borxhin, apo duke ia falur atë."

Source
Transmeton Muslimi
Download image

Saved at original quality