Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Vlerat dhe rregullat

Omer ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjjuar Profetin e Allahut ﷺ të thotë:

Available in 71 languages
«Omer ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjjuar Profetin e Allahut ﷺ të thotë: "Sikur të mbështeteshit tek Allahu denjësisht, do t'ju furnizonte siç i furnizon zogjtë: gdhihen barkzbrazur, por kthehen barkplotë."»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Profeti ﷺ na inkurajon që të mbështetemi tek Allahu i Lartmadhëruar për sjelljen e gjërave të dobishme dhe për të larguar gjërat e dëmshme, në çështjet e kësaj bote dhe në ato të fesë. Kjo, se nuk jep, as privon, as sjell dëm e as dobi askush përveç Allahut të Lartësuar. Gjithashtu na nxit t'i veprojmë shkaqet që i sjellin gjërat e dobishme dhe i largojnë gjërat e dëmshme, duke u mbështetur sinqerisht në Allahun. Kur e bëjmë këtë, Allahu na furnizon ashtu siç i furnizon zogjtë, të cilët dalin në mëngjes të uritur e pastaj kthehen në mbrëmje me barkun plot. Ky veprim i zogjve është një lloj shkaku për të bërë përpjekje për të kërkuar ushqim, e jo për të qenë pasivë e përtacë.

Source
Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi
Download image

Saved at original quality