Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Fikhu dhe bazat e fikhut
Available in 30 languages
«Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Kur t'ju ndaloj diçka, largohuni prej saj, kurse atë që ju urdhëroj, bëjeni aq sa keni mundësi, sepse ata që ishin para jush janë shkatërruar për shkak të pyetjeve të shumta dhe kundërshtimit ndaj të dërguarve."»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

I Dërguari i Allahut ﷺ na përudhi se nëse na ndalon të bëjmë diçka, duhet ta shmangim atë pa përjashtim, e, nëse na urdhëron të bëjmë diçka, atëherë duhet të bëjmë atë që kemi mundësi. Pastaj ai na paralajmëroi që të mos jemi si disa nga popujt e mëparshëm të cilët u bënin shumë pyetje profetëve të tyre pavarësisht se i kundërshtonin ata. Kështu që Allahu i ndëshkoi ata me lloje të shkatërrimit dhe asgjësimit, kështu që nuk duhet të jemi si ata, që mos të shkatërrohemi si ta.

Source
Muttefek alejhi
Download image

Saved at original quality