Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Vlerat dhe rregullat

Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ lutej me fjalët:

Available in 53 languages
«Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ lutej me fjalët: “O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga humbja e begative të Tua, nga largimi i shëndetit që ma ke dhënë, nga zemërimi Yt i befasishëm dhe nga gjithë hidhërimi Yt!”»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Profeti ﷺ kërkoi nga Allahu ta mbrojë nga katër çështje: E para: "O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga humbja e begative të Tua", qofshin ato fetare apo të kësaj bote, si dhe të qëndroj i palëkundur në Islam dhe të shmang mëkatet që i largojnë begatitë. E dyta: "...nga largimi i shëndetit që ma ke dhënë" duke u kthyer në fatkeqësi; prandaj kërkoj prej Teje vazhdimësinë e mirëqenies dhe mbrojtjen nga dhembjet dhe sëmundjet. E treta: "...nga zemërimi Yt i befasishëm", qoftë fatkeqësi apo bela. Kur ndëshkimi dhe dënimi vjen papritur dhe befasishëm, nuk mbetet kohë për pendim dhe përmirësim, dhe goditja bëhet më e rëndë dhe më e vështirë. E katërta: "...dhe nga gjithë hidhërimi Yt" dhe të gjitha shkaqet që e sjellin hidhërimin; sepse ai me të cilin Ti hidhërohesh, ka dështuar dhe ka humbur. I Dërguari ﷺ e përmendi lutjen në formën shumës, në mënyrë që të përfshijë të gjitha shkaqet e hidhërimit të Allahut të Lartësuar, qoftë nga fjalët, veprat apo bindjet.

Source
Transmeton Muslimi
Download image

Saved at original quality