Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Fikhu dhe bazat e fikhut

Abdullah ibën Selami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: "Kur Profeti ﷺ erdhi në Medinë, njerëzit nxituan ta takonin. Njerëzit thoshin: "I Dërguari i Allahut ﷺ ka ardhur! I Dërguari i Allahut ﷺ ka ardhur! I Dërguari i Allahut ﷺ ka ardhur!" Tri herë. Vajta te njerëzit për ta parë dhe ja, kur pashë qartë fytyrën e tij, e kuptova se fytyra e tij nuk ishte fytyrë gënjeshtari. Gjëja e parë që e dëgjova të thoshte ishte:

Available in 55 languages
«Abdullah ibën Selami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: "Kur Profeti ﷺ erdhi në Medinë, njerëzit nxituan ta takonin. Njerëzit thoshin: "I Dërguari i Allahut ﷺ ka ardhur! I Dërguari i Allahut ﷺ ka ardhur! I Dërguari i Allahut ﷺ ka ardhur!" Tri herë. Vajta te njerëzit për ta parë dhe ja, kur pashë qartë fytyrën e tij, e kuptova se fytyra e tij nuk ishte fytyrë gënjeshtari. Gjëja e parë që e dëgjova të thoshte ishte: “O ju njerëz, përhapeni selamin (përshëndetjen islame mes jush), ushqeni të tjerët, mbani lidhjet farefisnore dhe faluni natën kur njerëzit janë në gjumë do të hyni në Xhenet të qetë."»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Kur Profeti ﷺ vajti në Medinë dhe njerëzit e panë, nxituan drejt tij. Prej të tillëve ishte edhe hebreu, Abdullah ibën Selami. Kur e pa, e kuptoi se fytyra e tij nuk ishte fytyrë gënjeshtari, për shkak të dritës, bukurisë dhe dinjitetit të sinqertë që shfaqej. Gjëja e parë që e dëgjoi prej Profetit ﷺ ishte inkurajimi për të vepruar disa vepra, që janë shkak për të hyrë në Xhenet. Prej tyre: E para: Përhapja e përshëndetjes islame (Es selamu alejkum), shfaqja dhe shtimi i saj sa më shumë ndaj atyre që i njohim dhe nuk i njohim. E dyta: Ushqimi dhënë të tjerëve, përmes sadakasë, dhuratave dhe mikpritjes. E treta: Mbajtja e lidhjeve farefisnore me ata që ke lidhje gjaku dhe afërsie, nga ana e babait dhe nënës. E katërta: Namazi vullnetar, namazi i natës, kur njerëzit janë në gjumë.

Source
Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi
Download image

Saved at original quality