Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Vlerat dhe rregullat

Havle bint Hakim Sulejmije (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:

Available in 66 languages
«Havle bint Hakim Sulejmije (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Atij që shkon në një vend dhe thotë: “Eudhu bi kelimatil-lahi tammati min sherri ma halek (Kërkoj mbrojtje nëpërmjet fjalëve të përsosura të Allahut kundër së keqes që ka krijuar)!", nuk i bën dëm asgjë derisa të largohet nga ai vend."»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Profeti ﷺ në këtë hadith e udhëzon umetin e tij që të kapet dhe të kërkojë strehim të dobishëm, përmes të cilit mënjanohet çdo e keqe, prej së cilës frikësohet njeriu, atëherë kur të vendoset në një vend në tokë, qoftë në udhëtim, qoftë në piknik e të ngjashme. Pra, të kapet fort dhe të strehohet përmes fjalëve të Allahut, të cilat janë të përkryera në vlerën, begatinë dhe dobinë e saj, të cilat janë larg çdo të mete dhe mangësie, që ta ruajë Ai nga keqja e çdo krijese që përmban të keqen, kështu që ai është i sigurt në atë vend nga çdo gjë që dëmton, përderisa qëndron aty.

Source
Transmeton Muslimi
Download image

Saved at original quality