Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Kueani fisnik dhe shkencat e Kuranit

Nga Ebu Musa Esh'ariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:

Available in 60 languages
«Nga Ebu Musa Esh'ariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Shembulli i besimtarit që e lexon Kuranin është si shembulli i qitros, e cila ka aromën e mirë dhe shijen e mirë. Shembulli i besimtarit që nuk e lexon Kuranin është si shembulli i hurmës, e cila nuk ka aromë, por shijen e ka të ëmbël. Shembulli i hipokritit që e lexon Kuranin është si shembulli i borzilokut, i cili ka aromë të mirë, por shijen e ka të hidhur. Ndërsa shembulli i hipokritit që nuk e lexon Kuranin është si shembulli i kungullit të egër, i cili nuk ka aromë, por dhe shijen e ka të hidhur.”»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka përmendur llojet e njerëzve lidhur me leximin e Kuranit dhe përfitimin prej tij: Lloji i parë: Besimtari që e lexon Kuranin dhe përfiton prej tij. Ky besimtar është si fruti i qitros, i cili ka shije të mirë, aromë të këndshme, ngjyrë të bukur dhe vlera të shumta. Ai e lexon Kuranin dhe i sjell dobi robërve të Allahut. Lloji i dytë: Besimtari që nuk e lexon Kuranin. Ky besimtar është si fruti i hurmës, i cili ka shije të ëmbël, por nuk ka aromë. Pra, në zemrën e tij ka besim siç ka ëmbëlsi në brendësinë dhe në shijen e frutit të hurmës. Por, ky besimtar duke mos e lexuar Kuranin nuk i qetëson njerëzit me leximin e tij, ashtu sikurse fruti i hurmës, që nuk ka aromë të cilën mund ta nuhasin njerëzit. Lloji i tretë: Hipokriti që e lexon Kuranin. Ai është si borziloku, i cili ka aromë të këndshme, por shija e tij është e hidhur. Pra, hipokriti nuk e ka përmirësuar zemrën e tij me besim dhe nuk e ka zbatuar Kuranin. Megjithatë ai shfaqet para njerëzve si besimtar. Aroma e këndshme e borzilokut ngjason me leximin e Kuranit, ndërsa shija e tij e hidhur ngjason me mosbesimin e hipokritit. Lloji i katërt: Hipokriti që nuk e lexon Kuranin. Ai është si kungulli i egër, i cili nuk ka aromë dhe shijen e ka të hidhur. Mungesa e aromës së kungullit të egër i përngjan mungesës së leximit të Kuranit. Ndërsa shija e tij e hidhur i përngjan shijes së hidhur të mosbesimit të hipokritit. Pra, brendësia e hipokritit është e zbrazët nga besimi, ndërsa e jashtmja e tij jo vetëm që nuk sjell dobi, por është edhe e dëmshme.

Source
Muttefek alejhi
Download image

Saved at original quality