Hadith for the World
Kueani fisnik dhe shkencat e Kuranit

Tefsiri i Kuranit

2 hadiths

2 hadiths

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kiameti nuk do të ndodhë pa lindur Dielli nga perëndimi. Kur të lindë dhe njerëzit ta kenë parë, të gjithë do të besojnë. Por, kjo është koha kur: “... nuk do t'i bëjë dobi askujt besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë, ose nuk ka bërë ndonjë të mirë në besimin e tij.” (El Enam, 158) Kiameti do të ndodhë aq papritmas, saqë dy persona që i kanë shtrirë rrobat e tyre pranë njëri-tjetrit, nuk do të arrijnë as t'i shesin, as t'i palosin. Kiameti do të ndodhë aq papritmas, saqë personi që sapo e ka mjelë qumështin e devesë, nuk do të arrijë dot ta pijë. Kiameti do të ndodhë aq papritmas, saqë personi që sapo e ka mbaruar ndërtimin e pusit të tij, nuk do të arrijë të nxjerrë ujë prej tij. Kiameti do të ndodhë aq papritmas, saqë personi që e ka ngritur kafshatën pranë gojës, nuk do të arrijë dot ta hajë.”Muttefek alejhi
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur zbritën ajetet: “Ne, ta dhamë ty fitoren e qartë, për t'i falur ty Allahu gabimet..." e deri tek ajeti: "... e kjo tek Allahu është fitore e madhe.” (Fet'h, 1-5) Kjo ndodhi gjatë kthimit nga Hudejbija, ndërkohë na kishte kapluar mërzia e dëshpërimi. Ndërkaq, pasi Profeti ﷺ e theri kurbanin në Hudejbije, na tha: “Më ka zbritur një ajet që është më i dashur për mua se gjithë dynjaja.”Transmeton Muslimi