VleraVlera e dijes
8 hadiths
8 hadiths
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Atij që i largon besimtarit një brengë të kësaj bote, Allahu do t'i largojë një brengë të Ditës së Kiametit; atij që ia lehtëson borxhin skamnorit, Allahu do t'ia lehtësojë gjendjen në këtë botë dhe botën tjetër; atij që ia mbulon gabimet muslimanit, Allahu do t'ia mbulojë gabimet në këtë botë dhe botën tjetër. Allahu do ta ndihmojë robin e Vet, për aq kohë sa robi është duke ndihmuar vëllanë e vet. Kush ndjek një rrugë, nëpër të cilën merr dituri, Allahu do t'i lehtësojë një rrugë për në Xhenet. Sa herë që një grup njerëzish tubohen në ndonjë shtëpi të Allahut (xhami), e lexojnë dhe e mësojnë mes vete Librin e Tij, u zbret qetësia, i përfshin mëshira, melekët i mbulojnë me krahët e tyre dhe Allahu i përmend tek ata që janë pranë Tij. Atë që vepra e vet e lë mbrapa, prejardhja nuk e çon përpara.”Transmeton Muslimi
Ubej ibën Kabi (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ i ka thënë: “O Ebu Mundhir, a e di se cili është ajeti më i madh (më me vlerë) në Librin e Allahut, që e ke me vete?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - i thashë. - “O Ebu Mundhir, a e di se cili është ajeti më i madh (më me vlerë) në Librin e Allahut, që e ke me vete?” - më pyeti sërish. - “Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje!” (El Bekare, 255) - i thashë. Atëherë me goditi në gjoks dhe më tha: “Për Allahun, e gëzofsh dijen, o Ebu Mundhir!”Transmeton Muslimi