Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Fikhu dhe bazat e fikhut

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon

Available in 60 languages
«Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ i tha një gruaje prej ensareve - (Atau thotë:) të cilën Ibn Abasi e përmendi me emër, por unë ia harrova emrin: - “Çka të pengoi ty që ta kryesh haxhin me ne?” Ajo iu përgjigj: "Ne kishim dy deve; me njërën kreu haxhin babai i tim biri dhe djali i tij, përkatësisht burri dhe djali i saj, kurse devenë tjetër na e la për të bartur ujë." Ai i tha: “Kur të vijë Ramazani, kryej një umre, sepse umreja në Ramazan është baras me një haxh (në shpërblim).”»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Kur Profeti ﷺ u kthye nga Haxhi Lamtumirës, ​​i tha një gruaje prej ensareve që nuk e kishte kryer haxhin: "Çfarë të pengoi të bësh haxhin me ne?" Ajo u arsyetua se ata si familje kishin dy deve, kështu që bashkëshorti dhe djali i saj e bënë haxhin me njërën prej tyre, kurse tjetrën e la se i duhej familjes për të nxjerrë ujë me të nga pusi. Kësisoj Profeti ﷺ i tregoi se shpërblimi i kryerjes së umres në muajin e Ramazanit ka shpërblim të njëjtë me kryerjen e haxhit.

Source
Muttefek alejhi
Download image

Saved at original quality