Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Fikhu dhe bazat e fikhut

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

Available in 47 languages
«Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur muslimani, - ose ka thënë: 'besimtari', - merr abdes dhe e lan fytyrën, prej fytyrës së tij së bashku me ujin, - ose ka thënë: 'me pikën e fundit të ujit', - del çdo mëkat, të cilin e ka bërë përmes syve; kur i lan duart, prej duarve të tij së bashku me ujin, - ose ka thënë: 'me pikën e fundit të ujit', - del çdo mëkat që e ka bërë me duar; dhe, kur i lan këmbët, prej këmbëve të tij së bashku me ujin, - ose ka thënë: 'me pikën e fundit të ujit', - del çdo mëkat të cilin e ka bërë me këmbë, derisa, në fund, mbetet i pastër prej mëkateve.”»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Profeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se, kur muslimani apo besimtari merr abdes dhe lan fytyrën gjatë abdesit, nga fytyra e tij dalin të gjitha gjynahet e vogla që i ka shikuar me sytë e tij, së bashku me ujin që rrjedh pas larjes, ose me pikën e fundit të ujit. Kur lan duart, nga duart e tij dalin të gjitha gjynahet e vogla që ka bërë me duart e tij, së bashku me ujin ose me pikën e fundit të ujit. Kur lan këmbët, dalin të gjitha gjynahet e vogla që i ka bërë me këmbët e tij, së bashku me ujin ose me pikën e fundit të ujit, derisa në përfundim të abdesit del i pastër nga gjynahet e vogla.

Source
Transmeton Muslimi
Download image

Saved at original quality