Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Vlerat dhe rregullat

Suhejbi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

Available in 60 languages
«Suhejbi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sa e çuditshme që është çështja e besimtarit: gjithçka që e godet atë, është në të mirën e tij dhe kjo nuk është për askënd përveç besimtarit. Kur e kaplon ndonjë begati, ai falënderon, gjë që është në të mirën e tij, e, nëse e godet ndonjë vështirësi, ai bën durim, gjë që është po në të mirën e tij.”»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Profeti ﷺ është çuditur me çështjen dhe gjendjen e besimtarit, duke e konsideruar këtë si diçka të bukur, ngase të gjitha situatat nëpër të cilat ai kalon, janë të mira për të, e kjo nuk është për askënd përveç besimtarit. Kur e kaplon ndonjë gëzim, e falënderon Allahun për të dhe kësisoj përmes falënderimit merr shpërblim. E, nëse e godet ndonjë hidhërim, duron dhe shpreson shpërblim prej Allahut, e kështu merr shpërblim prej durimit; pra ai është i shpërblyeshëm në çdo situatë.

Source
Transmeton Muslimi
Download image

Saved at original quality