Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Vlerat dhe rregullat

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:

Available in 71 languages
«Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: "Detyrat e muslimanit ndaj muslimanit janë pesë: kthimi i selamit, vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, përgjigjja ndaj ftesës dhe lutja për atë që teshtin."»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Profeti ﷺ na sqaron në këtë hadith disa detyra të muslimanit ndaj vëllait të tij musliman. Detyra e parë: kthimi i selamit ndaj atij që të ka dhënë selam. Detyra e dytë: vizita e të sëmurit. Detyra e tretë: përcjellja e xhenazes prej shtëpisë së të vdekurit deri në xhami, më pas deri në varreza derisa të varroset. Detyra e katërt: përgjigjja ndaj ftesës, kur ta thërrasin për në gosti të martesës dhe të tjera. Detyra e pestë: lutja për atë që teshtin e thotë: "Elhamdulilah", duke i thënë: "Jerhamukallah (Allahu të mëshiroftë!)", e më pas ai që teshtiu i thotë: "Jehdikumullahu ve juslihu balekum (Allahu ju udhëzoftë dhe jua përmirësoftë gjendjen)!”

Source
Muttefek alejhi
Download image

Saved at original quality