Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Vlerat dhe rregullat

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:

Available in 61 languages
«Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: "I gjithë umeti im është i falur, përveç atyre që i publikojnë mëkatet e tyre!" Një formë e publikimit të mëkatit është që njeriu të bëjë një mëkat natën, dhe ndërkohë që Allahu e ka mbuluar ai gdhihet dhe thotë: 'O filan, mbrëmë natën bëra këtë e atë (mëkat)'. E ndërkohë që Zoti i tij e kishte mbuluar atë gjatë natës, ai gdhihet dhe e heq mbulesën e Allahut nga vetja!'"»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Profeti (paqja qoftë mbi të!) ka shpjeguar se muslimanin mëkatar shpresohet që Allahu ta falë. Ndërsa ai që e publikon mëkatin me mburrje dhe me paturpësi, nuk e meriton faljen. Ky njeri e bën mëkatin natën dhe pasi ta ketë mbuluar Allahu, ai gdhihet dhe i tregon të tjerëve për mëkatin që ka bërë natën e kaluar. Pra, edhe pse Zoti i tij e kishte mbuluar atë gjatë natës, ai gdhihet dhe e heq mbulesën e Allahut nga vetja.

Source
Muttefek alejhi
Download image

Saved at original quality