Hadith for the World
Zbutja e zemrave (er-rakaik) dhe këshillat

Përbuzja e gjynaheve

6 hadiths

6 hadiths

Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “A doni t'ju tregoj për më të mëdhatë e mëkateve të mëdha?” Të pranishmit iu përgjigjën: "Posi, o i Dërguari i Allahut!" (Tha:) “Të bërët shirk Allahut dhe mosrespektimi i prindërve”, - pastaj u ul, sepse ishte i mbështetur, dhe vazhdoi: - “Po ashtu, fjala e rrejshme!” - të cilën e përsëriti disa herë radhazi, saqë thoshim me vete: Ah, sikur të heshtte (se na vinte rëndë)!Muttefek alejhi
Abdullah ibën Amër ibën Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Gjynahet e mëdha janë: t'i bëhet shirk Allahut, mosrespektimi i prindërve, vrasja e njeriut dhe betimi i rrejshëm."Transmeton Buhariu
Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Shoku i mirë dhe shoku i keq i shëmbëllejnë shitësit të parfumit dhe farkëtarit që i fryn gjyrykut: shitësi i parfumit ose të lyen me parfum, ose blen parfum prej tij, ose ndien aromë të këndshme prej tij, kurse farkëtari që i fryn gjyrykut, ose ta djeg rrobën, ose ndien erë të keqe prej tij.”Muttefek alejhi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese!” Të pranishmit thanë: "O i Dërguari i Allahut, cilat janë ato?" Profeti ﷺ tha: 1. “Të bërët ortak Allahut (shirku), 2. Sihri (magjia), 3. Vrasja padrejtësisht e atij që ka ndaluar Allahu, 4. Përdorimi i kamatës, 5. Ngrënia e pasurisë së jetimit, 6. Ikja nga fronti i luftës, 7. Shpifja për gratë e ndershme, besimtare e të pastra.”Muttefek alejhi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: "I gjithë umeti im është i falur, përveç atyre që i publikojnë mëkatet e tyre!" Një formë e publikimit të mëkatit është që njeriu të bëjë një mëkat natën, dhe ndërkohë që Allahu e ka mbuluar ai gdhihet dhe thotë: 'O filan, mbrëmë natën bëra këtë e atë (mëkat)'. E ndërkohë që Zoti i tij e kishte mbuluar atë gjatë natës, ai gdhihet dhe e heq mbulesën e Allahut nga vetja!'"Muttefek alejhi
عن أبي هريرة عن النبي صلى الله عليه وسلم قال: «لعن الله السارق، يسرق البَيْضَةَ فَتُقْطَعُ يده، ويسرِقُ الحَبْلَ فَتُقْطَعُ يَدُهُ».متفق عليه