Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Fikhu dhe bazat e fikhut

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

Available in 49 languages
«Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos agjëroni para Ramazanit një ose dy ditë, përveç nëse ndokush agjëron (në vazhdimësi) ditë të caktuara, le të agjërojë atë ditë.”»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Profeti ﷺ ua ndaloi muslimanëve të agjërojnë një ose dy ditë para Ramazanit, me qëllimin që të jenë më të sigurt se mos ndoshta Ramazani ka hyrë, sepse obligimi i agjërimit të Ramazanit bazohet në shikimin e hënës së re dhe nuk ka nevojë për teprim apo ngarkesë të panevojshme. Megjithatë, nëse dikush ka një agjërim të zakonshëm, siç është agjërimi një ditë duke qenë agjërueshëm, e ditën tjetër jo, (si agjërimi i Davudit) ose agjërimi të hënave dhe të enjteve, dhe një prej këtyre ditëve përkon me këtë kohë (pra, një ose dy ditë para Ramazanit), atëherë ai lejohet të agjërojë. Kjo nuk konsiderohet si parapërgatitje për Ramazan. E njëjta gjë vlen edhe për agjërimet obligative, si kompensimi i ditëve të humbura apo përmbushja e një betimi (pra, lejohen).

Source
Muttefek alejhi
Download image

Saved at original quality