Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Akidja

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

Available in 70 languages
«Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Me të vërtetë, Allahu nuk i shikon pamjet dhe pasuritë tuaja, por i shikon zemrat dhe veprat tuaja."»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Profeti ﷺ tregon se Allahu i Lartësuar nuk i shikon trupat dhe pamjet e robërve të Tij, se a janë ato të bukura apo të shëmtuara, a janë të mëdhenj apo të vegjël e a janë të sëmurë a të shëndoshë. Po ashtu nuk shikon në pasuritë e tyre, se a është shumë apo pak. Allahu i Lartmadhëruar nuk i ndëshkon dhe nuk i merr në llogari robërit e Tij për këto çështje dhe dallimet që ata i kanë në to, por Ai i shikon zemrat e tyre: devotshmërinë, bindjen, vërtetësinë dhe sinqeritetin që ndodhet në zemra, pra se a kishte qëllim syefaqësinë e reputacionin, si dhe i shikon veprat e tyre sa i përket të qenit të tyre në rregull apo jo dhe shpërblen për to.

Source
Transmeton Muslimi
Download image

Saved at original quality