Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Vlerat dhe rregullat

Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se,

Available in 48 languages
«Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se, kur Profeti ﷺ gjendej në vështirësi, lutej: “La ilahe il-lallahul adhimul halim, la ilahe il-lallahu rabbul arshil adhim, la ilahe il-lallahu rabbus semavati ve rabbul erdi, ve rabbul arshil kerim - S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Madhit, të Butit. S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të Arshit të Madh. S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të Tokës dhe Zotit të Arshit fisnik.”»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Profeti ﷺ e thoshte këtë në kohë vështirësie dhe shqetësimi të madh: "La ilahe il-lallah" - Nuk ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, "El Adhim", - "të Madhit" në pozitë, Atij që ka pozitë madhështore në qenien, cilësitë dhe veprat e Tij. "El Halim", - "të Butit", i Cili nuk nxiton në ndëshkimin e mëkatarëve, përkundrazi e vonon atë, dhe mund ta falë, edhe pse është i aftë për ta ndëshkuar, sepse Ai është i Fuqishëm për çdo gjë. "la ilahe il-lallahu rabbul arshil adhim“ - " S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të Arshit të Madh", Krijuesit të Arshit të Madh. "la ilahe il-lallahu rabbus semavati ve rabbul erdi“ - "S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të Tokës", Krijuesit të tyre, dhe Krijuesit, Sunduesit, Rregulluesit dhe Organizuesit të gjithçkaje që gjendet në to, sipas dëshirës së Tij. "ve rabul arshil kerim“ - "dhe Zotit të Arshit fisnik,” Krijuesit të Arshit fisnik.

Source
Muttefek alejhi
Download image

Saved at original quality