Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Vlerat dhe rregullat

Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:

Available in 49 languages
«Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Ndaj dy mirësive shumica e njerëzve janë të shkujdesur: Ndaj shëndetit dhe kohës së lirë.”»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Profeti ﷺ ka treguar për dy begati të mëdha, që Allahu ia dhuron njeriut, në të cilat shumë njerëz pësojnë humbje, ngase i përdorin ato në mënyrë të gabuar. Kur njeriu është i begatuar me shëndet dhe kohë të lirë, por e kaplon dembelia për adhurim, atëherë ai është prej të humburve; e kjo është gjendja e shumicës së njerëzve. Por, nëse njeriu e shfrytëzon kohën e tij të lirë dhe shëndetin në adhurim ndaj Allahut, atëherë ai është fitimtar, sepse kjo botë është vendi i mbjelljes për botën tjetër, dhe në të zhvillohet tregtia, fitimi i së cilës do të shfaqet në botën tjetër. Pas kohës së lirë vjen angazhimi, dhe pas shëndetit vjen sëmundja, e nëse nuk do të kishte asgjë tjetër për t’u kujtuar, do të mjaftonte pleqëria si këshillë.

Source
Transmeton Buhariu
Download image

Saved at original quality