Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Vlerat dhe rregullat

Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

Available in 55 languages
«Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kapuni fort për çiltërsinë, sepse çiltërsia shpie në mirësi, ndërsa mirësia shpie në Xhenet. Njeriu vazhdon të jetë i çiltër dhe ta synojë çiltërsinë, derisa të shkruhet shumë i çiltër tek Allahu. Ruajuni gënjeshtrës, sepse gënjeshtra shpie në shthurje, ndërsa shthurja shpie në Zjarr. Njeriu vazhdon të gënjejë dhe ta synojë gënjeshtrën, derisa të shkruhet gënjeshtar i madh tek Allahu.”»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Profeti ﷺ në këtë hadith ka urdhëruar të jemi të çiltër dhe ka treguar se, nëse i përmbahemi asaj, ajo do të na shpjerë në vepra të mira të përhershme. Atë që në vazhdimësi bën vepra të mira, ato e dërgojnë në Xhenet. Njeriu në vazhdimësi tregohet i çiltër, si në fshehtësi dhe haptazi, kësisoj do ta meritojë emrin: shumë i çiltër. Pastaj Profeti ﷺ tërhoqi vërejtjen kundër gënjeshtrës dhe të folurit të së kotës, sepse ajo i largon njerëzit nga qëndrueshmëria në fe dhe i nxit të bëjnë vepra të këqija, shkatërrim dhe gjynahe, e kësisoj i shpien në Zjarr. Njeriu vazhdon të gënjejë shpesh, derisa të shkruhet tek Allahu prej gënjeshtarëve.

Source
Muttefek alejhi
Download image

Saved at original quality