Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Fikhu dhe bazat e fikhut

Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

Available in 65 languages
«Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Nuk ka ditë ku veprat e mira janë më të dashura për Allahun sesa këto dhjetë ditë (të dhul hixhes).” Të pranishmit e pyetën: “As xhihadi në rrugën e Allahut, o i Dërguari i Allahut?!” Profeti ﷺ ua ktheu: "As xhihadi në rrugën e Allahut, përveç një burri i cili del me veten dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën.”»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se veprat e mira në dhjetëditëshin e parë të muajit dhul hixhe janë më të mira se ditët e tjera të vitit. Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) e pyetën Profetin ﷺ për xhihadin në ditët e tjera përveç këtyre dhjetë ditëve se a është më i mirë apo veprat e mira në këto ditë, sepse tek ata ishte ngulitur se xhihadi është prej veprave më të mira. Kështu, Profeti ﷺ iu përgjigj: "Veprat e mira në këto ditë janë më të mira se xhihadi në ditët e tjera, përveç atij që del në xhihad dhe e rrezikon jetën dhe pasurinë e tij për hir të Allahut, ku dhe e humb pasurinë e shpirti i del për hir të Allahut." Kjo është ajo vepër që ua tejkalon në vlerë veprave të mira në këto ditë të çmuara.

Source
Transmetojnë Buhariu dhe Ebu Davudi. Ky është termi i Ebu Davudit
Download image

Saved at original quality