Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Fikhu dhe bazat e fikhut

Nga Ka'b ibn Uxhreh (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:

Available in 60 languages
«Nga Ka'b ibn Uxhreh (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Janë disa fjalë, të cilat kush i thotë në fund të çdo namazi farz, nuk ka për t'u zhgënjyer; 33 herë subhanallah, 33 herë elhamdulilah dhe 34 herë Allahu ekber".»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) na ka njoftuar për disa fjalë të dhikrit, të cilat kush i thotë, nuk dështon dhe nuk bëhet pishman, por do të marrë shpërblimin e këtyre fjalëve. Këto fjalë thuhen menjëherë pas namazit farz njëra pas tjetrës. Ato janë: "Subhanallah" 33 herë. Përmes kësaj pohojmë se Allahu i Madhëruar është i pastër nga çdo e metë. "Elhamdulilah" 33 herë. Përmes kësaj pohojmë përsosurinë absolute të Allahut të Madhëruar, duke e shoqëruar me dashurinë ndaj Tij dhe madhërimin e Tij. "Allahu ekber" 34 herë. Përmes kësaj pohojmë se Allahu është më i madh, më i madhërishëm dhe më i fuqshëm se çdo send.

Source
Transmeton Muslimi
Download image

Saved at original quality