Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Sireja dhe historia

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:

Available in 49 languages
«Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Sa herë që të Dërguarit të Allahut ﷺ i ofrohej të zgjidhte mes dy gjërave, ai zgjidhte më të lehtën, për sa kohë që nuk konsiderohej mëkat. Në të kundërtën, ishte njeriu që më së shumti distancohej prej mëkatit. Ai asnjëherë nuk është hakmarrë për veten e tij, përveç kur cenohej ndalesa e Allahut, e në atë rast hakmerrej për hir të Allahut.”»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Nëna e besimtarëve, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka treguar për disa nga sjelljet e Profetit ﷺ, dhe ndër ato që ka përmendur është, se kurdoherë që i jepej mundësia të zgjidhte mes dy çështjeve, Profeti ﷺ zgjidhte atë më të lehtën, përderisa ajo më e lehta nuk nënkuptonte mëkat; por nëse ajo nënkuptonte mëkat, atë herë ai ishte më i largëti nga të gjithë njerëzit prej saj dhe në atë rast e zgjidhte më të vështirën. Profeti ﷺ nuk merrte hak për veten; përkundrazi, toleronte dhe falte për të drejtën e tij, përveç nëse shkeleshin e cenoheshin ndalesat e dispozitat e Allahut, atëherë ai hakmerrej për hir të Allahut, dhe njëherësh ishte ndër ata që zemëroheshin më së shumti për çështjet që kanë të bëjnë me fenë e Allahut të Lartësuar.

Source
Muttefek alejhi
Download image

Saved at original quality