Hadith for the World

All hadiths

The complete card collection, filter by chapter

655 hadiths

عن زيد بن خالد الجهني رضي الله عنه عن النبي صلى الله عليه وسلم أنه قال: «مَنْ فَطَّرَ صائمًا، كان له مِثْلُ أجْرِهِ، غَيْرَ أنَّهُ لاَ يُنْقَصُ مِنْ أجْرِ الصَّائِمِ شَيْءٌ».رواه الترمذي وابن ماجه والنسائي في الكبرى والدارمي وأحمد
Nga Sa'd ibën Ebi Uekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "I falen mëkatet atij njeriu i cili i thotë këto fjalë kur dëgjon muezinin: Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut, i Cili është i vetëm dhe nuk ka ortak dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Jam i kënaqur me Allahun si Zot dhe me Muhamedin si Pejgamber dhe me Islamin si fe".Transmeton Muslimi
Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Atij që i lexon dy ajetet e fundit të sures el Bekare gjatë natës, do t'i mjaftojnë."Muttefek alejhi
Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një shpërblim, i cili shtohet dhjetëfish. Nuk them se elifi, lami dhe mimi janë një shkronjë, por elifi është një shkronjë, lami një shkronjë dhe mimi shkronjë më vete.”Transmeton Tirmidhiu
Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Të gjitha zemrat e njerëzve janë mes dy Gishtave të Mëshiruesit, sikur të ishin një zemër e vetme: e kthen atë nga të dojë.” Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ u lut: “O Allah, Ti që i kthen zemrat, na i kthe zemrat tona nga adhurimi Yt!”Transmeton Muslimi
عن أبي هريرة رضي الله عنه عن النبي صلى الله عليه وسلم قال: «ما توطَّنَ رجلٌ مسلمٌ المساجدَ للصلاة والذِّكر، إلا تَبَشْبَشَ اللهُ له، كما يَتَبَشْبَشُ أهلُ الغائب بغائبهم إذا قَدِمَ عليهم».رواه ابن ماجه وأحمد
Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Allahu i Madhëruar ka thënë: "Unë i shpall luftë atij që shfaq armiqësi ndaj mikut Tim! Veprat më të dashura me të cilat më afrohet robi Im, janë ato të cilat Unë ia kam bërë detyrim atij. Robi im më afrohet vazhdimisht, duke kryer vepra nafile (vullnetare), derisa Unë ta dua atë. E kur Unë ta dua atë, atëherë do të bëhem veshi i tij me të cilin dëgjon, syri i tij me të cilin shikon, dora e tij me të cilën godet, këmba e tij me të cilën ecën dhe nëse ai më kërkon diçka, do t'ia jap atë e nëse më kërkon ta mbroj, do ta mbroj atë. Unë nuk ngurroj për asnjë punë sa ç'ngurroj të marr shpirtin e një besimtari, sepse ai e urren vdekjen dhe Unë urrej t'i bëj keq atij".Transmeton Buhariu
عن أبي هريرة رضي الله عنه عن رسول الله صلى الله عليه وسلم قال: «النَّاسُ مَعَادِن كَمَعَادِن الذَّهَب وَالفِضَّة، خِيَارُهُم فِي الجَاهِلِيَّة خِيَارُهُم فِي الإِسْلاَم إِذَا فَقُهُوا، والأَرْوَاحُ جُنُودٌ مُجَنَّدَة، فَمَا تَعَارَفَ مِنْهَا ائتَلَفَ، وَمَا تَنَاكَرَ مِنْهَا اخْتَلَفَ». وعن أبي هريرة رضي الله عنه قال: قال رسول الله -صلى الله عليه وسلم: «تَجِدُون النَّاسَ مَعَادِن: خِيَارُهُم فِي الجَاهِليَّة خِيَارُهُم فِي الإِسْلاَم إِذَا فَقِهُوا، وَتَجِدُون خِيَار النَّاس فِي هَذَا الشَّأْن أَشَدُّهُم كَرَاهِيَة لَه، وَتَجِدُون شَرَّ النَّاس ذَا الوَجْهَين، الَّذِي يَأْتِي هَؤُلاَء بِوَجه، وَهَؤُلاَء بِوَجْه».الحديث الأول: متفق عليه، ولفظه لمسلم؛ وروى البخاري أوله، وروى آخره عن عائشة -رضي الله عنها-. الحديث الثاني: متفق عليه
عن ابن عمر رضي الله عنهما مرفوعاً: «على المرء المسلم السمع والطاعة فيما أحب وكَرِهَ، إلا أن يُؤمر بمعصية، فإذا أُمِرَ بمعصية فلا سمع ولا طاعة».متفق عليه
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nëse dikush në betimin e tij thotë: "Për Latin dhe Uzanë!", le të thotë: "La ilahe il-lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut)." E, ai që i thotë shokut të tij: "Eja të luajmë bixhoz!", le të japë lëmoshë!”Muttefek alejhi
عن أبي هريرة رضي الله عنه مرفوعاً: «من أطاعني فقد أطاع الله، ومن عصاني فقد عصى الله، ومن يطع الأمير فقد أطاعني، ومن يعص الأمير فقد عصاني».متفق عليه
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Sa herë që të Dërguarit të Allahut ﷺ i ofrohej të zgjidhte mes dy gjërave, ai zgjidhte më të lehtën, për sa kohë që nuk konsiderohej mëkat. Në të kundërtën, ishte njeriu që më së shumti distancohej prej mëkatit. Ai asnjëherë nuk është hakmarrë për veten e tij, përveç kur cenohej ndalesa e Allahut, e në atë rast hakmerrej për hir të Allahut.”Muttefek alejhi
عن أبي هريرة رضي الله عنه مرفوعاً: «من مات ولم يَغْزُ، ولم يُحدث نفسه بالغزو، مات على شُعْبَةٍ من نِفَاقٍ»رواه مسلم
Ebu Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Nëse njeriu (musliman) shpenzon për familjen e tij, duke llogaritur në shpërblimin (e Allahut), atëherë kjo i shkruhet sadaka (lëmoshë).”Muttefek alejhi
عن أنس بن مالك وأبي هريرة رضي الله عنهما عن النبي صلى الله عليه وسلم فيما يرويه عن ربه عز وجل قال: «إذا تَقَرَّبَ العبدُ إليَّ شِبْرًا تَقَرَّبْتُ إليه ذِرَاعًا، وإذا تَقَرَّبَ إليَّ ذِرَاعًا تَقَرَّبْتُ مِنْهُ بَاعًا، وإذا أتاني يمشي أَتَيْتُهُ هَرْوَلَةً».حديث أنس -رضي الله عنه- رواه البخاري . حديث أبي هريرة -رضي الله عنه- متفق عليه
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Imani është shtatëdhjetë e ca degë, më e larta e të cilave është dëshmia "la ilahe il-lallah", ndërsa më e ulëta largimi i pengesave nga rruga. Edhe turpi është degë e imanit.”Muttefek alejhi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Teksa një njeri po ecte nëpër një rrugë, hasi në një degë me gjemba, të cilën e largoi nga rruga. Allahu në shenjë mirënjohje për këtë, ia fali mëkatet.”Muttefek alejhi
Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu do t'i flasë secilit drejtpërdrejt, pa përkthyes mes Allahut dhe robit. Kur robi shikon djathtas, nuk sheh asgjë përveç veprave të veta. Pastaj shikon majtas dhe, sërish, nuk sheh asgjë përveç veprave të veta. Pastaj shikon para vetes, por nuk sheh asgjë përveç Zjarrit përpara fytyrës. Prandaj, ruajuni nga Zjarri, qoftë dhe me gjysmë hurme.”Muttefek alejhi
Abdullah ibn Akimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcjell se Profeti ﷺ ka thënë: "Ai që vendos diçka (ndonjë hajmali), çështja e tij i lihet asaj."E shënon Tirmidhiu - E shënon Ahmedi
Tarik ibën Ushejm Eshxheiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: "Për atë që thotë: "La ilahe il-lallah" dhe mohon çdo gjë që adhurohet përveç Allahut, pasuria dhe gjaku i tij janë të ndaluara, e llogaria e tij është tek Allahu."Transmeton Muslimi
Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Allahu e ndriçoftë një njeri që dëgjon prej nesh diçka dhe e përcjell ashtu siç e ka dëgjuar, sepse ndodh, që ai të cilit i përcillet, të jetë më i kuptueshëm se ai që e ka dëgjuar."Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi
Semura ibn Xhundebi dhe Mugira ibn Shube (Allahu qoftë i kënaqur me të dytë!) transmetojnë se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Ai që tregon një hadith nga unë që duket se është gënjeshtër, llogaritet njëri prej dy gënjeshtarëve."رواه مسلم في مقدمته
عن أبي هريرة رضي الله عنه أن رسول الله صلى الله عليه وسلم قال: «لا ينبغي لصِدِّيق أن يكون لعَّانًا».رواه مسلم
عن عائشة رضي الله عنها قالت: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم : «مَنْ أحَبَّ لِقَاءَ اللهِ أَحَبَّ اللهُ لِقَاءهُ، وَمَنْ كَرِهَ لِقَاءَ اللهِ كَرِهَ اللهُ لِقَاءهُ» فقلتُ: يا رسولَ اللهِ، أكَراهِيَةُ المَوتِ، فَكُلُّنَا نَكْرَهُ المَوتَ؟ قال: «لَيْسَ كَذَلِكَ، ولكِنَّ المُؤْمِنَ إذَا بُشِّرَ بِرَحْمَةِ اللهِ وَرِضْوَانِهِ وَجَنَّتِهِ أَحَبَّ لِقَاءَ اللهِ فَأَحَبَّ اللهُ لِقَاءهُ، وإنَّ الكَافِرَ إذَا بُشِّرَ بِعَذابِ اللهِ وَسَخَطهِ كَرِهَ لِقَاءَ اللهِ وكَرِهَ اللهُ لِقَاءهُ».رواه مسلم، ورواه البخاري عن عائشة -رضي الله عنها- في ضمنه حديث عن عبادة بن الصامت-رضي الله عنه-. رواه عن أبي موسى -رضي الله عنه- مختصرا