Hadith for the World
Topic

Vlerat dhe rregullat

288 hadiths

288 hadiths

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk quhet i fortë ai që triumfon mbi të tjerët, por, në të vërtetë, i fortë është ai që përmbahet kur është i zemëruar.”Muttefek alejhi
عن أبي هريرة رضي الله عنه مرفوعاً: "لِيُسَلِّمِ الصغيرُ على الكبيرِ، والمارُّ على القاعدِ، والقليلُ على الكثيرِ" وفي رواية: "والراكبُ على الماشي".متفق عليه
Ebu Mesud Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "Një person erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "Më ka ngordhur kafsha, andaj a mund të më gjesh një kafshë për udhëtim (për në betejë)?" Ai ﷺ tha: "Nuk kam." Një person tjetër tha: "O i Dërguari i Allahut, unë do ta drejtoj te dikush që do t'i gjejë kafshë udhëtimi." I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kushdo që udhëzon dikë për një punë të mirë, do ta ketë shpërblimin të njëjtë sikurse ai që e bën atë punë.”Transmeton Muslimi
عن علي بن أبي طالب رضي الله عنه مرفوعاً: «إذا انْتَعَل أحدكم فليبدأ باليمين، وإذا نَزَعَ فليبدأ بالشمال، ولْتَكُن اليُمنى أولَهُما تُنْعَل، وآخِرَهُما تُنْزَع».متفق عليه
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Mos i shani të vdekurit, sepse ata kanë arritur te veprat që kanë punuar!"Transmeton Buhariu
Ebu Ejub Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Njeriut nuk i lejohet të mos i flasë vëllait të vet më shumë se tri net. Kur ata dy takohen, ky ia kthen shpinën, e edhe ai i tjetri ia kthen. Më i miri prej tyre është ai që fillon me selam."Muttefek alejhi
Xhubejr ibën Mutëimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e dëgjoi Profetin ﷺ të thotë: “Nuk do të hyjë në Xhenet ai që i shkëput (lidhjet farefisnore).”Muttefek alejhi
Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu nuk do ta shikojë (në Ditën e Gjykimit), atë që e tërheq zvarrë rrobën e tij nga mendjemadhësia.”Muttefek alejhi
Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Ai që dëshiron t'i shtohet rizku dhe t'i zgjatet jeta, le t'i mbajë lidhjet farefisnore."Muttefek alejhi
عن عبد الله بن عمرو بن العاص رضي الله عنهما أن رسول الله صلى الله عليه وسلم قال: «من الكبائر شَتْمُ الرجل والديه» قيل: وهل يسبّ الرجل والديه؟ قال: «نعم، يسبّ أبا الرجل فيسبّ أباه، ويسبّ أمّه، فيسبّ أمّه».متفق عليه
Abdurrahman ibn ebi Lejla ka treguar se Ka'b ibn Uxhrah e ka takuar dhe i ka thënë: "A të të jap një dhuratë? Njëherë Profeti (paqja qoftë mbi të!) doli të fliste me ne dhe ne i thamë: 'O Profet i Allahut, e dimë si të lutemi për paqe për ty, por deshëm të dimë si të lutemi për bekime për ty?!' Ai tha: 'Thoni: 'Allãhumme ṣal-li ‘alã Muḥam-medin ue alã ãli Muḥammed kemã ṣal-lejte ‘alã Ibrãhĩme ue ‘alã ãli Ibrãhĩm, inneke ḥamĩdun Mexhĩd. All-llãhumme bãrik ‘alã Muḥammedin ue ‘alã ãli Muḥammed, kemã bãrakte alã Ibrãhĩme ue ‘alã ãli Ibrãhĩm, inneke Ḥamĩdun Mexhĩd.'" (O Allah, bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, ashtu siç bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Ti je i Përlëvduar dhe i Lartmadhëruar! O Allah, begatoje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç begatove Ibrahimin dhe familjen e tij. Ti je i Përlëvduar dhe i Lartmadhëruar).Muttefek alejhi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Robi është më së afërti me Zotin e tij kur ndodhet në sexhde, prandaj shpeshtoni lutjet (në të)."Transmeton Muslimi
عن أبي أمامة رضي الله عنه قال: سمعتُ رسولَ اللهِ صلى الله عليه وسلم يقولُ: «اقْرَؤُوا القرْآنَ؛ فَإنَّهُ يَأتِي يَوْمَ القِيَامَةِ شَفِيعًا لأَصْحَابِهِ».رواه مسلم
عن أبي ذر الغفاري رضي الله عنه عن النبي صلى الله عليه وسلم قال: «ألاَ أُخْبِرُكَ بِأَحَبِّ الكَلاَمِ إِلَى اللهِ؟ إنَّ أَحَبَّ الكلام إِلى الله: سبحان اللهِ وبحمدِهِ».رواه مسلم
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë. Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le ta nderojë fqinjin. Dhe kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le ta nderojë mysafirin.”Muttefek alejhi
Xherir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Atë që nuk i mëshiron njerëzit, Allahu nuk e mëshiron."Muttefek alejhi
Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Ndaj dy mirësive shumica e njerëzve janë të shkujdesur: Ndaj shëndetit dhe kohës së lirë.”Transmeton Buhariu
عن أبي هريرة رضي الله عنه مرفوعاً: «والذي نفسي بيده، لو لم تذنبوا، لذهب الله بكم، وجاء بقوم يُذْنِبُونَ، فيستغفرون اللهَ تعالى، فيغفر لهم».رواه مسلم
عن عبد الله بن مسعود رضي الله عنه مرفوعاً: «يُؤْتَى بجهنم يومئذ لها سبعون ألف زِمَامٍ مع كل زمام سبعون ألف ملك يَجُرُّونَهَا».رواه مسلم
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ në sexhde thoshte: “O Allah, m'i fal të gjitha mëkatet: të vogla e të mëdha, të kaluara e të ardhme, të bëra haptas dhe ato fshehtas!”Transmeton Muslimi
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Burri më i urryer tek Allahu është kundërshtari i përbetuar.”Muttefek alejhi
Ebu Hurerja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ është pyetur për gjërat që më së shumti i fusin njerëzit në Xhenet, e në atë rast ka thënë: "Më së shumti në Xhenet fut devotshmëria ndaj Allahut dhe sjellja e mirë." Gjithashtu është pyetur për gjërat që më së shumti i fusin njerëzit në Zjarr, e në atë rast ka thënë: "Goja dhe organi gjenital."Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi
عن أبي سعيد الخدري رضي الله عنه قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم : "الْبَاقِيَاتُ الصَّالِحَاتُ، لَا إلَهَ إلَّا اللَّهُ، وَسُبْحَانَ اللَّهِ، وَاَللَّهُ أَكْبَرُ، وَالْحَمْدُ لِلَّهِ، وَلَا حَوْلَ وَلَا قُوَّةَ إلَّا بِاَللَّهِ".رواه ابن حبان والحاكم، أما النسائي فرواه في الكبرى لكن من حديث أبي هريرة
Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Lutja që bëhet në mes të ezanit dhe të ikametit nuk refuzohet."Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu