Hadith for the World
Akidja

Besimi në kadanë dhe kaderin

8 hadiths

8 hadiths

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Sprova vazhdon ta godasë besimtarin dhe besimtaren në vetet e tyre, fëmijët dhe pasurinë derisa ta takojnë Allahun dhe të mos kenë mëkate fare."Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi
عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ رضيَ اللهُ عنهما: أنَّهُ قَالَ لعَطَاءِ بْنِ أَبِي رَبَاحٍ: أَلَا أُرِيكَ امْرَأَةً مِنْ أَهْلِ الْجَنَّةِ؟ قُلْتُ: بَلَى، قَالَ: هَذِهِ الْمَرْأَةُ السَّوْدَاءُ، أَتَتِ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، قَالَتْ: إِنِّي أُصْرَعُ وَإِنِّي أَتَكَشَّفُ، فَادْعُ اللهَ لِي، قَالَ: «إِنْ شِئْتِ صَبَرْتِ وَلَكِ الْجَنَّةُ، وَإِنْ شِئْتِ دَعَوْتُ اللهَ أَنْ يُعَافِيَكِ» قَالَتْ: أَصْبِرُ، قَالَتْ: فَإِنِّي أَتَكَشَّفُ فَادْعُ اللهَ أَنْ لَا أَتَكَشَّفَ، فَدَعَا لَهَا.متفق عليه
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Vërtet madhësia e shpërblimit është në varësi të madhësisë së sprovës. Kur Allahu i Lartësuar e do një popull, i vë në sprovë; atij që është i kënaqur, i takon kënaqësia, ndërsa atij që hidhërohet, i takon hidhërimi."E shënon Ibn Maxhe - E shënon Tirmidhiu
Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) ka thënë: “Një ditë, ndërsa isha mbrapa Profetit ﷺ, më tha: "O djalosh, po të mësoj disa fjalë: “Ruaje Allahun, që Ai të të ruajë ty! Ruaje Allahun, që ta kesh pranë! Kur të lypësh, lypi Allahut, e, kur të kërkosh ndihmë, kërko nga Allahu! Gjithashtu, dije se, po qe se të gjithë njerëzit do të mblidheshin për të të bërë mirë, nuk do të mund të të bënin mirë, pos asaj që ta ka caktuar Allahu, dhe anasjellas, nëse bashkohen për të të bërë dëm, nuk do të mund të të dëmtonin, përveç asaj që ta ka caktuar Allahu. Tashmë lapsat janë ngritur dhe fletët janë tharë."Transmeton Tirmidhiu
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Besimtari i fuqishëm është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu se besimtari i dobët, e megjithatë të dy kanë mirësi.Kujdesu për atë që të bën dobi, kërko ndihmën e Allahut e mos u ndal (lodh), nëse të godet diçka, mos thuaj: “Sikur të kisha vepruar kështu, do të ishte kështu e ashtu”, por thuaj: “Caktim i Allahut dhe çfarë dëshiron Ai vepron”, sepse fjala “sikur” hap dyert për të vepruar shejtani.”Transmeton Muslimi
عن أبي عزة الهذلي رضي الله عنه قال قال رسول الله صلى الله وسلم: «إذا أراد اللهُ قَبْضَ عبد بأرض جعلَ له بها حاجة».رواه الترمذي وأحمد وأبو داود الطيالسي
Abdullah ibën Amër ibën Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Allahu i shkroi caktimet për të gjitha krijesat, pesëdhjetë mijë vjet para se t'i krijonte qiejt e Tokën, ndërkohë që Arshi i Tij ishte mbi ujë.”Transmeton Muslimi
عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ: سَمِعْتُ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ: «إِنَّ اللَّهَ قَالَ: إِذَا ابْتَلَيْتُ عَبْدِي بِحَبِيبَتَيْهِ فَصَبَرَ، عَوَّضْتُهُ مِنْهُمَا الجَنَّةَ» يُرِيدُ: عَيْنَيْهِ.رواه البخاري