Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Fikhu dhe bazat e fikhut

Theubani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:

Available in 65 languages
«Theubani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Kur i Dërguari i Allahut ﷺ e përfundonte namazin, kërkonte falje nga Allahu (estagfirullah) tri herë, pastaj thoshte: "O Allah! Ti je Paqedhënësi dhe vetëm prej Teje pres paqen! Ti je përgjithmonë i Begatshëm, o Zotëruesi i madhështisë dhe nderimit!" Velidi rrëfen: "Euzaiut i thashë: "Po istigfari, si bëhet?" M'u përgjigj: "Thua: "Estagfirullah, estagfirullah (kërkoj faljen e Allahut)!"»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Kur Profeti ﷺ e përfundonte namazin, kërkonte falje nga Allahu (estagfirullah) tri herë, e pastaj e madhëronte Zotin e tij duke thënë: "O Allah! Ti je Paqedhënësi dhe vetëm prej Teje e pres paqen! Ti je përgjithmonë i Begatshëm, o Zotëruesi i madhështisë dhe nderimit!" Allahu është i përkryer në cilësitë e Tij, është i dëlirë nga çdo e metë dhe mangësi. Ti nga Ai e kërkon shpëtimin nga të këqijat e kësaj bote dhe të botës tjetër, e jo nga dikush tjetër. Të mirat e Allahut të Lartësuar janë të shumëfishuara në të dyja botët, Ai është Zotëruesi i madhështisë dhe nderimit."

Source
Transmeton Muslimi
Download image

Saved at original quality