Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Fikhu dhe bazat e fikhut

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

Available in 59 languages
«Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që pas çdo namazi e lartëson Allahun (thotë subhanallah) tridhjetë e tri herë, e falënderon Allahun (thotë elhamdulilah) tridhjetë e tri herë dhe e madhëron Allahun (thotë Allahu ekber) tridhjetë e tri herë, që të gjitha bëhen nëntëdhjetë e nëntë, dhe të njëqindtën e plotëson duke thënë: "La ilahe il-lallahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu ue huve ala kul-li shej'in kadir (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdia, Ai ka fuqi për çdo gjë), do t'i falen mëkatet, edhe në qofshin sa shkuma e detit.”»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se kushdo që thotë pas kryerjes së namazit obligativ: tridhjetë e tri herë: "Subhanallah", që nënkupton dëlirësimin e Allahut nga mangësitë. tridhjetë e tri herë: "Elhamdulilah", që nënkupton falënderimin e Allahut përmes cilësive të përsosura, me dashuri dhe madhërim. tridhjetë e tri herë: "Allahu ekber", që nënkupton se Allahu është më i madh se çdo gjë. Dhe të njëqindtën e plotëson duke thënë: "La ilahe il-lallahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu, ue huve ala kul-li shej'in kadir", kuptimi i së cilës është: Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, të Vetmit e pa ortak, dhe se Ai, është Ai që ka sundim të plotë, Ai që është i denjë për falënderim dhe lavdërim, duke i thënë këto me dashuri dhe madhërim, e duke besuar se askush tjetër nuk është i denjë për këto përveç Tij, si dhe se Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë dhe se asgjë nuk është e pamundur për Të. Kështu, ai që e thotë këtë, mëkatet do t'i fshihen dhe do t'i falen, edhe nëse janë të shumta, si shkuma e bardhë që ngrihet mbi ujin e detit kur dallgëzohet dhe egërsohet.

Source
Transmeton Muslimi
Download image

Saved at original quality