Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Vlerat dhe rregullat

Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë:

Available in 59 languages
«Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Shoku i mirë dhe shoku i keq i shëmbëllejnë shitësit të parfumit dhe farkëtarit që i fryn gjyrykut: shitësi i parfumit ose të lyen me parfum, ose blen parfum prej tij, ose ndien aromë të këndshme prej tij, kurse farkëtari që i fryn gjyrykut, ose ta djeg rrobën, ose ndien erë të keqe prej tij.”»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Profeti ﷺ ka dhënë shembull për dy lloje njerëzish: Lloji i parë: shoku dhe miku i mirë i cili të udhëzon nga Allahu dhe drejt gjërave që e kënaqin Atë dhe të ndihmon për të qenë i bindur ndaj Tij. Shembulli i tij është sikurse i shitësit të parfumit i cili ose të lyen me parfum (të jep parfum), ose blen parfum prej tij, ose ndien aromë të këndshme prej tij. Lloji i dytë: shoku dhe miku i keq, i cili i pengon njerëzit nga rruga e Allahut, ndihmon në kryerjen e gjynaheve dhe prej tij sheh vepra të shëmtuara, kësisoj të përfshin poshtërimi për shkak të shoqërimit dhe uljes me njerëz të tillë. Shembulli i tij është si ai i farkëtarit që i fryn zjarrit i cili ose do të djegë rrobat nga shkëndijat fluturuese të zjarrit, ose do të ndiesh aromë të keqe duke ndenjur pranë tij.

Source
Muttefek alejhi
Download image

Saved at original quality