Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Vlerat dhe rregullat

Ebu Dherr Xhundub ibn Xhunade dhe Ebu Abdurrahman Muadh ibn Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), transmetojnë se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

Available in 51 languages
«Ebu Dherr Xhundub ibn Xhunade dhe Ebu Abdurrahman Muadh ibn Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), transmetojnë se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kije frikë Allahun kudo që të jesh, të keqen pasoje me të mirë, që kjo (e fundit) ta shlyejë atë (të keqen), si dhe sillu mirë me njerëzit.”»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

Profeti ﷺ në këtë hadith urdhëron për tri gjëra: E para: Frikën ndaj Allahut (devotshërinë), e cila arrihet duke kryer detyrimet dhe duke lënë të ndaluarat, në çdo vend, kohë dhe gjendje: në fshehtësi dhe në publik, në mirëqenie dhe në sprovë, e në çdo rrethanë tjetër. E dyta: Nëse e bën një mëkat, atëherë pas tij bëje një vepër të mirë si; namaz, sadaka, bamirësi, mbajtje të lidhjeve farefisnore, pendim...etj, sepse këto e fshijnë mëkatin. E treta: Sillu me njerëzit me sjellje të mirë: duke u buzëqeshur në fytyrë, duke qenë i butë dhe i sjellshëm, duke bërë mirësi dhe duke mos u shkaktuar dëm.

Source
Transmeton Tirmidhiu
Download image

Saved at original quality