Hadith for the World
Tap the image to view it full size
Vlerat dhe rregullat

Nevas ibën Sem'an Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:

Available in 62 languages
«Nevas ibën Sem'an Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E pyeta të Dërguarin e Allahut ﷺ për mirësinë dhe për mëkatin, e ai më tha: “Mirësia është edukata e mirë, kurse mëkati është ajo që të bren në gjoks dhe nuk ke dëshirë që njerëzit ta kuptojnë.”»

Meaning translation ·

Explanation

The meaning in a few plain lines

I Dërguari i Allahut ﷺ u pyet për mirësinë dhe mëkatin, me ç'rast tha: Aspekti më i madh i mirësisë është të kesh edukatë të mirë: me Allahun (përmes devotshmërisë), dhe me njerëzit (përmes durimit ndaj lëndimeve, shmangies së zemërimit, fytyrës së qeshur, të folurit të mirë, ruajtjes së lidhjeve, bindjes, mirësisë, bamirësisë, sjelljes së butë dhe shoqërimit të mirë). Sa i përket mëkatit, ai është ajo gjendje dyshuese që lëkundet dhe endet brenda shpirtit, kraharori nuk ndihet rehat me të, zemra dyshon dhe ka frikë se është mëkat, dhe njeriu nuk dëshiron ta tregojë para njerëzve të mirë dhe të përsosur për shkak të shëmtisë së saj. Kjo sepse shpirti priret natyrshëm të tregojë të mirën e vet përpara njerëzve; prandaj, kur e urren që një vepër e caktuar të bëhet e ditur për ta, atëherë ajo është mëkat që nuk ka asnjë të mirë në të.

Source
Transmeton Muslimi
Download image

Saved at original quality