Hadith for the World

All hadiths

The complete card collection, filter by chapter

655 hadiths

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Atij që thotë: "Subhanallahi ve bihamdihi (I patëmeta është Allahu dhe lavdërimi i takon Atij)", njëqind herë në ditë, i fshihen mëkatet, edhe në qofshin sa shkuma e detit."Muttefek alejhi
Muaviu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "E kam dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: “Atij që Allahu ia do të mirën, ia mundëson kuptimin e fesë. Unë jam vetëm shpërndarës (i pasurisë dhe kumtues i fesë), kurse Allahu është Dhuruesi. Ky umet do të vazhdojë të qëndrojë i fortë në fenë e Allahut dhe nuk do ta dëmtojnë kundërshtarët, derisa të vijë caktimi i Allahut.”Muttefek alejhi
Abdullah ibën Selami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: "Kur Profeti ﷺ erdhi në Medinë, njerëzit nxituan ta takonin. Njerëzit thoshin: "I Dërguari i Allahut ﷺ ka ardhur! I Dërguari i Allahut ﷺ ka ardhur! I Dërguari i Allahut ﷺ ka ardhur!" Tri herë. Vajta te njerëzit për ta parë dhe ja, kur pashë qartë fytyrën e tij, e kuptova se fytyra e tij nuk ishte fytyrë gënjeshtari. Gjëja e parë që e dëgjova të thoshte ishte: “O ju njerëz, përhapeni selamin (përshëndetjen islame mes jush), ushqeni të tjerët, mbani lidhjet farefisnore dhe faluni natën kur njerëzit janë në gjumë do të hyni në Xhenet të qetë."Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi
عن أنس رضي الله عنه أنه قَالَ لِثابِتٍ رحمه اللهُ: ألاَ أرْقِيكَ بِرُقْيَةِ رسولِ اللهِ صلى الله عليه وسلم ؟ قال: بلى، قال: «اللَّهُمَّ رَبَّ النَّاسِ، مُذْهِبَ البَأسِ، اشْفِ أنْتَ الشَّافِي، لاَ شَافِيَ إِلاَّ أنْتَ، شِفَاءً لاَ يُغَادِرُ سَقماً».رواه البخاري
Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: "Allahu e do robin e devotshëm, të pasur (në shpirt) e të fshehur (nga sytë e njerëzve).”Transmeton Muslimi
عن ثوبان رضي الله عنه عن النبي صلى الله عليه وسلم قَالَ: "إنَّ المسلِمَ إذا عادَ أخاه المسلِمَ، لم يَزَلْ في خُرْفَةِ الجَنَّةِ حتى يرجعَ"، قيل: يا رسولَ اللهِ ما خُرْفَةُ الجنَّةِ؟، قال: "جَنَاها".رواه مسلم
عن أنس بن مالك رضي الله عنه عن رسول الله صلى الله عليه وسلم أنه كان إذا أكل طعاما، لعق أصابعه الثلاث. قال: وقال: «إذا سقطت لُقمة أحدكم فليُمِطْ عنها الأذى، وليأكلها ولا يَدَعْهَا للشيطان» وأمر أن تُسْلَتَ القَصْعَةُ، قال: «فإنكم لا تدرون في أيِّ طعامكم البركة» وعن جابر بن عبد الله رضي الله عنه أن رسولَ اللهِ صلى الله عليه وسلم قالَ: "إنّ الشيطانَ يَحضُرُ أحدَكُم عندَ كلِ شيءٍ من شَأنِه، حتى يَحضُرَهُ عندَ طعامِهِ، فإذا سَقطتْ لقمةُ أحدِكُم فليَأخُذْها فَلْيُمِطْ ما كانِ بها من أذى، ثم ليَأكُلْها ولا يَدَعْها للشيطانِ، فإذا فَرَغَ فليَلْعَقْ أصابعَهُ، فإنه لا يَدري في أيِّ طَعامه البركة"حديث أنس رواه مسلم. حديث جابر رواه مسلم
Xherir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Një natë, duke ndenjur me Profetin ﷺ, e pa Hënën të plotë dhe tha: “Do ta shihni Zotin tuaj, ashtu siç po e shihni Hënën: pa asnjë vështirësi. Po patët mundësi që të mos ju pengojë asgjë nga falja e namazit të sabahut dhe të ikindisë, bëjeni.” Pastaj lexoi: “... madhëroje Zotin tënd dhe falënderoje Atë para lindjes së Diellit dhe para perëndimit.” (Kaf, 39)Muttefek alejhi
Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që e di Kuranin përmendsh, shëmbëllen me pronarin e devesë së lidhur: nëse e mban për litari, ajo rri, e, nëse e lëshon, ikën.”Muttefek alejhi
عن أنسٍ رضي الله عنه : أنّهُ مَرَّ على صِبْيَانِ، فَسَلَّمَ عليهم، وقالَ: كانَ النبيُّ صلى الله عليه وسلم يَفعلُهُ.متفق عليه
عن أبي هريرة رضي الله عنه مرفوعاً: «من عُرِضَ عليه رَيْحَانٌ فلا يرده، فإنه خفيف الْمَحْمِلِ، طيب الريح».رواه مسلم
Nga Xhabir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Ruhuni nga padrejtësia, sepse padrejtësia është errësirë në Ditën e Gjykimit. Ruhuni nga koprracia, sepse koprracia i shkatërroi ata që ishin para jush. I shtyu që të derdhin gjakun e njëri-tjetrit dhe të përligjin uzurpimin e të drejtave të njëri-tjetrit."Transmeton Muslimi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Besimtari me besimin më të plotë është ai që ka moral më të mirë. Më të zgjedhurit prej jush janë ata që janë më të mirët me gratë e tyre."Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi
Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Dynjaja është një pasuri (kënaqësi) e përkohshme, ndërsa kënaqësia më e mirë e dynjasë është gruaja e devotshme.”Transmeton Muslimi
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Profetit ﷺ, tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Çdo gjë që shoqërohet nga butësia, zbukurohet, e çdo gjë që zhvishet nga butësia, shëmtohet."Transmeton Muslimi
Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Vërtet Allahu kënaqet me robin që ha një kafshatë dhe e falënderon Atë për të dhe pi një gllënjkë dhe e falënderon Atë për të."Transmeton Muslimi
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Vërtet besimtari përmes sjelljes së mirë i arrin shkallët e agjëruesit dhe të atij që falet natën (në vazhdimësi)."Transmetojnë Ebu Davudi dhe Ahmedi
Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) ka thënë: "Profeti ﷺ nuk ka qenë vulgar në të folur e as në sjellje." Ai thoshte: “Më i miri prej jush është ai që e ka sjelljen më të mirë.”Muttefek alejhi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu thotë: "Jep, o biri i Ademit, të të jap."Muttefek alejhi
Nga Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) përcillet se një burrë e pyeti Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!): "Cila cilësi e Islamit është më e mira?" Ai u përgjigj: "Të japësh ushqim dhe të përshëndesësh me selam ata që i njeh dhe ata që nuk i njeh."Muttefek alejhi
Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu e lë zullumqarin të vazhdojë me zullumin e tij, që, kur ta dënojë, të mos shpëtojë”, pastaj e lexoi ajetin: “I tillë është dënimi i Zotit tënd, kur ndëshkon vendbanimet që bënin gjynahe. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.” (Hud, 102)Muttefek alejhi
Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ka shpëtuar ai që është bërë musliman, është furnizuar mjaftueshëm dhe Allahu e ka bërë të kënaqur me atë që i ka dhënë.”Transmeton Muslimi
عن أبي موسى الأشعري رضي الله عنه مرفوعاً: «على كل مسلم صدقة» قال: أرأيت إن لم يجد؟ قال: «يعمل بيديه فينفع نفسه ويتصدق» قال: أرأيت إن لم يستطع؟ قال: «يُعِينُ ذا الحاجة المَلْهُوفَ» قال: أرأيت إن لم يستطع، قال: «يأمر بالمعروف أو الخير». قال: أرأيت إن لم يفعل؟ قال: «يُمسك عن الشر، فإنها صدقة».متفق عليه
Usame ibën Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Nuk kam lënë pas meje ndonjë sprovë më të dëmshme për burrat sesa gratë."Muttefek alejhi